Mero Baze: Për gjithë ata që mendonin se 'po përdornin Berishën, kundër Bashës'

Mero Baze: Për gjithë ata që mendonin se 'po përdornin Berishën, kundër Bashës'

Sali Berisha

Deri më sot shumica e demokratëve që shikoj në takimet e Berishës, përveç atyre që kanë probleme mendore, kanë si arsyetim që duhet përdorur Sali Berisha që të heqim Lulzim Bashën. E kanë këtë si arsyetim dembelësh, si qejfmbetje me Bashën, si njerëz të pakënaqur nga pozita që kanë në PD etj.

Sot Sali Berisha shpalli ambicien e tij për të udhëhequr opozitën, praktikisht për të marrë kreun e saj. Ai tha se që ditën që SHBA më futi në listë të zezë mendova rikthimin.

Nga pikëpamja formale ky është një zhvillim pozitiv, pasi problem real I kësaj opozite është që Berisha e jep me qira PD, dhe pastaj ankohet për qiraxhiun që nuk I ka dhënë aq lek sa priste.

Tani problem është me ata që mendonin s epo përdorin Berishën kundër Bashës. Ata tani janë pjesa më e përdorur e PD nga Berishës, jo për të hequr Bashën por për të bërë Berishën kryetar.

Nuk jam I sigurt nëse Berisha do të bëhet kryetar i PD, apo një partie të re, por e rëndësishme është që ai do të bëhet kryetar, i një partie antiamerikane, e cila do të jetë e dënuar që të mos ngrejë kurrë kokë.

Partia e Berishës, cilado qoftë sigla e saj, përfshi dhe siglën e vjetër të PD, është një furrë druri që djeg secilin që hyn brenda . SHBA e ka shënjestrën tek Sali Berisha dhe kjo nuk ndryshon. Kudo që të shkoj do ndëshkohet.

Çdo figurë publike që aspiron karrierë politike në Shqipëri që shfaqet në krah të Berishës, tanimë që ia ka dhe ambicien të bëhet kryetar, është një figurë e djegur politike.

Sali Berisha prej sot nuk e ka më betejën “për demokratizimin e PD”, por betejën e tij reale, për të kapur peng një parti, që të luftoj me SHBA.

Të gjithë ata që mendonin se po përdornin Berishën tani duhet ta dinë se Berisha jo vetëm I përdori por dhe po I keqpërdor për t’u mbyllur të ardhmen politike.

Dhe kjo duket edhe nga kontuzioni për betejën ligjore që kërkon të bëj me Bashën. Në fillim foli për referendum për ta hequr Bashën. Pastaj foli për mbledhje Kuvendi Kombëtar. Tani flet për ndryshim statuti që të lejohet referendum. Në fakt dita ditës më ngjan me një kryetar parti në vitet 90, që kishte punuar në “Kinostudio” por I duheshin firma për një parti. Shkoi tek dera e “Kinostudios” dhe u thoshte të gjithëve “Firmosni se do të rrisim rrogat”. Dhe pasi firmosën përfunduan të gjithë themelues të partisë së tij, por pa punë dhe pa rroga se ai iku.

Dhe Berisha kështu po I gënjen ata që mendojnë se po përdorin Berishën për të hequr Lulin. Po i fut ne një list kamikazesh që të vdesin për hallin e tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 09/10/2021 02:28

    Te le ky pa shkrim anti berishe. Me bresheri vllai, na bete shoshe nga pordhet.

    Përgjigju
  • doni: 08/10/2021 19:40

    mero! shqiperia eshte pa te ardhme me nje opozite te kapur nga pushteti si ajo e lulzim bashes, ndaj jam 100% me berishen se tek e fundit edhe ne mos fitofte kurre nuk behet fasade e edi rames. kapito

    Përgjigju
    • Lala: 09/10/2021 09:38

      E mer don.me kujtohet koha kur Shahej berisha me nanon e ne dark in me cunat e gardes I pranim kur shanin darken bashk.pastaj me kujtohej kir puthje me berishen.pastaj pastaj pastaj.e keqja Jon nuk esht berisha ose Rama po Jan tipat si ty qe nuk kerkojn programme partish qe e personifikojn Parton me kryetarin.e keqja esht populli un legen qe dalin ne mitingje partiake we te ankohem ndaj kryeministrit e nuk dalin te protestation e para 2 diteve psh per rriten e cmimeve.

  • Jozefina: 08/10/2021 19:31

    O Mero. Eshte e sigurt qe Bërisha dhe Basha jane bashke. Ju ka trullosur pushteti. Mbajeni mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar