Mero Baze: Përse 6 Marsi, u kthye nga ditë ‘fitoreje’ në një ditë humbje për Berishën?

Mero Baze: Përse 6 Marsi, u kthye nga ditë ‘fitoreje’ në një ditë humbje për Berishën?

Ish kryeministri, Sali Berisha

Ka disa ditë që ndërsa paralajmëron mos futjen në zgjedhje dhe kërcënon me revolucion, Berisha përsërit se nuk do ta përsërisë më gabimin që bëri më 6 Mars duke hyrë në zgjedhje me sigël tjetër.

Ky është një zhvillim i ri i tij lidhur me 6 Marsin.

Prej 6 Marsit të vitit të kaluar e deri më sot, gjithçka që ai ka bërë, e ka lidhur pikërisht duke ngritur kultin e fitores së 6 Marsit. 

Me kultin e “fitores” së 6 marsit ai kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe ai iku.

Me kultin e “fitores” së 6 Marsit, ai arriti të marrë një vendim skandaloz nga Gjykata e Tiranës në favor të tij.

Me kultin e “fitores”, ai ju vërsul bashkë me ithtarët e vet ambasadores së SHBA në Tiranë duke i treguar se më në fund kishte fituar.

Me kultin e “fitores” së 6 Marsit, ai tentoi të marrë kontrollin e grupit parlamentar duke bërë emërimet e tij që nuk ja njohu askush.

Me kultin e “fitores” së 6 Marsit ai bëri dhe zgjedhjen e tij në krye të partisë që përsëri nuk po ja njeh askush.

Pra gjithçka që ai ka “arritur” këtë vit, ose më mirë të themi gjithçka që ai quan arritje, kanë të bëjnë me atë që ai e quan fitore të 6 Marsit.

Si ndodhi që befas 6 Marsi paska qenë humbje dhe gabim i madh i tij?

Si ndodhi që ky nuk dëshiron ta përsëris më gjithë atë “fitore”?

Është shumë e thjeshtë. Çdo betejë të tij Berisha e ka të ngritur mbi gënjeshtra dhe autosugjestion. Por ato nuk të çojnë larg. Pas 9 Shtatorit 2021 betejën kundër SHBA e bazoi me gënjeshtrën se Lulzim Basha ishte i blerë nga Edi Rama dhe duhej larguar për të mirën e PD. Pasi Basha iku dhe mbeti i vetëm përballë SHBA filloi të lartësojë 6 Marsin si fitoren e tij të madhe.

Tani pas gati një viti, atij i duhet të përballet me zgjedhje reale dhe jo me zgjedhje të pjesshme në 6 bashki. Nga zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki ai fitoi vetëm 1. Nëse ruhet ky proporcion dhe në zgjedhjet e majit atij i bie të fitojë 10 bashki nga 60. Pra të humbasë në mënyrë poshtëruese. Madje parashikimet janë të marrë dhe më pak se aq.

Tani nuk gënjen dot më as veten dhe as të tjerët ndaj nuk i duhet më 6 Marsi si ditë fitoreje, por i duhet 6 Marsi si ditë humbje. Dhe duke e shpallur nga ditë e mirë në ditë të keqe, tani do të justifikojë bojkotin e zgjedhjeve dhe të krijojë alibinë e humbjes poshtëruese që e pret. Sipas asaj shprehjes popullore “mos u gëzo, o i gëzuar, mos i hidhëro, o i hidhëruar”. 6 Marsi është thjeshtë një datë, por Sali Berisha është i gjithi një gënjeshtër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite