Mero Baze: Përse e presim me gjak të ngrirë fjalimin e Bill Clintonit në Tiranë

Mero Baze: Përse e presim me gjak të ngrirë fjalimin e Bill Clintonit në Tiranë

Bill Clinton

Ndërsa Bill Clinton do të jetë këto dy ditë në Tiranë si i ftuar i qeverisë shqiptare, të gjithë do të presim me gjak të ngrirë, nëse do na e kujtojë fjalinë e tij profetike që na tha të gjithëve 24 vite më parë, duke na kujtuar të mos humbasim paqen.

Në fjalimin e tij të parë kur Kosova sapo ishte çliruar, Presidenti i SHBA Bill Clinton u dha një mesazh të qartë shqiptarëve të Kosovës. “Ne fituam luftën kurse ju duhet të fitoni paqen”. Fjalia e tij profetike, 24 vite më vonë, ngre shumë pikëpyetje për udhëheqësit e sotëm politik të Kosovës, dhe për atë çfarë SHBA dhe Perëndimi në tërësi bëri për ta. 

24 vite më parë SHBA dhe shqiptarët e fituan luftën, ndërsa sot Kosova rrezikon të humbas paqen e vendosur prej tyre.

24 vite më pas, Albin Kurti, Kryeministri i sotëm i Kosovës, i cili e quante “lojë” futjen e NATO në Kosovë, quante “lojë” çlirimin e Kosovës, quante “lojë” shpalljen e pavarësisë e çdo proces të mëtejshëm që konsolidonte shtetin e Kosovës, sot më shumë se kurrë po e kthen në lojë gjithë investimin e SHBA në Kosovë. Objektivi i tij kryesor është përpjekja për të ngritur një front anrtiperëndimor në Kosovë, që të justifikojë aktet e tij populiste për nevoja elektorale, dhe të bëhet shqiptari më i votuar kundër Perëndimit në trojet shqiptare.

Askush nuk ka më një ide përfshi dhe Albin Kurtin se ku e mbështet ai tani e tutje strategjinë e sigurisë kombëtare të Kosovës, por është e qartë se Kosova sot është vendi i vetëm evropian nën sanksione nga Perëndimi.

Dy ditë më parë, Bashkimi Evropian anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e përbashkët mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Programin e Evropës Digjitale. Kosova u përjashtua nga takimi pa bërë zë, duke refuzuar pjesëmarrjen e Delegacionit të saj në Bruksel, në ceremoninë e firmosjes së programit rregullator.

Kosova është nën sanksione për pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë në takime në Bashkimin Evropian, është nën sanksione duke ngrirë gjithë programet e ndihmës financiare me interes të veçantë për Kosovën, si dhe refuzim të pjesëmarrjes së zyrtarëve të saj në gjithë takimet e MSA, komitete ekzekutive, nënkomitete etj.

Sikur të mos i mjaftonte Perëndimi, Albin Kurti po përpiqet të nxisë dhe armiqësi ndaj Shqipërisë dhe rolit të saj si vend që e bazon strategjinë e sigurimit kombëtar tek NATO dhe aleanca me Perëndimin. Dështimi i përpjekjeve të tij për ta përdorur Shqipërinë si çomage kundër Perëndimit, është kthyer në një platformë urrejtje të tij ndaj Shqipërisë.

Presidenti Bill Klinton do të flasë të hënën në mbrëmje në Tiranë në një ceremoni zyrtare. Shpresoj të ketë mëshirë dhe të mos na thotë që nuk e meritonit çlirimin, pasi SHBA ende nuk e identifikon Kosovën me Albin Kurtin. 

24 vite më parë ai dhe Perëndimi futën nën sanksione Serbinë, duke zbuar ushtarin e fundit serb nga Kosova, kurse sot Bashkimi Evropian ka zbuar zyrtarin e parë të Kosovës nga takimet e saj.

Nga ana tjetër, ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, për rrëzimin e të cilit më 1997, administrata e Clintonit ka rol vendimtar, është shpallur tanimë “non grata” nga SHBA dhe po punon me aq sa mundet të ngrejë dhe ai një front antiamerikan në Shqipëri.  

Kjo diagramë dramatike e kthimit të Kosovës në një vend që po përballet me Perëndimin, dhe e Shqipërisë në një vend ku opozita kryesore ka si alternativë  retorikën antiamerikane,  për shkak të politikës së Albin Kurtit në Kosovë, dhe Sali Berishës në Shqipëri,  është aksidenti më i rëndë historik që i ka ndodhur shqiptarëve në Ballkan. 

Por ndërsa Shqipëria e ka izoluar dhe po e çmonton vatrën e saj antiamerikane, Albin Kurti po e kthen në premtim dhe sfidë rezistencën ndaj saj. Ndaj është në dorë të Kosovës të zgjedhë mes tij dhe lirisë së saj të rrezikuar. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 02/07/2023 21:52

    OK,Mero Baze: 1.S.Berisha në Tiranë është në kulmin e gëzimit që A.Kurti po e mbështet kundër SHBA,ndonse ardhjen e B.Klinton Sb e quajti historike,ndërsa kundra Tij ndërseu b..lëpirsit që ta përgojonin..!Kjo tregon edhe një herë se po ekspozohen më shumë Antiamerikanet në radhët e foltores..! 2.A.Kurti me militantët e tij të VV po ja mban fjalën Sb për të mos zbatuar direktivat e Nd/Kombëtarve,por edhe ndaj Edi Ramës që sulmet e tij i filloi në 2018 & 2021 për ta rrëzuar nga pushteti. 3.Ardhja e B.Klinton në këtë moment të vështirë për Kosovën është një lajm i mirë,Pasi besoi nga Tirana Ai do japi mesazhe të kjarta për A.Kurtin & gjithë politikanët në Kosovës se cilën rrugë duhet të zgjedhin..! 4.Me këtë rast edhe opozita në Kosovë duhet të veproi orgjent për shkarkimin e A.Kurtit dhe zgjedhjen e një KM me konsensus pro direktivave të SHBA+BE. Kjo do të thot se jo vetëm A.Kurti & Presidentja e VV të ndajnë mëndjen se janë në faje,por do të jetë një PROVË E MADHE EDHE PËR OPOZITËN që deri tanimë nuk e ka gjetur rrugën e shpëtimit të Kosovës nga SAKSIONET shumë të rënda e afat gjata,për kundër A.Kurtit që i cilëson të padrejta e afat Shkurtra siku të jet Kryesuesi BE. 5.Ardhja e B.Klinton në Tiranë është një përkrahje e madhe për Shqipërinë dhe E.Ramën si faktor paqeje në të 6 vëndet ballkanike.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/07/2023 20:12

    Sepse je një gjakëprishur o lapis i vucicit

    Përgjigju
    • e drejta: 03/07/2023 12:39

      E KUNDERTA TI JE NJE BASTARD SERB <QE DI SHQIP >...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive