Mero Baze: Pesë probleme që hapën zgjedhjet e dështuara në veri të Kosovës

Mero Baze: Pesë probleme që hapën zgjedhjet e dështuara në veri të Kosovës

Vjosa Osmani, Albin Kurti

Zgjedhjet e dështuara të së dielës në veri të Kosovës e kanë  vënë qeverinë e Kosovës në pozitë të vështirë pasi tani mund të akuzohet lehtë si një rrëmbyese e të drejtës së serbëve për përfaqësim politik dhe si një qeveri që nuk respekton standardet e një shoqërie demokratike. 

Bashkimi Evropian, OSBE dhe shumë diplomatë perëndimor I kanë konsideruar zgjedhjet të dështuara që nuk prodhojnë asnjë zgjidhje politike. Nga këtu nisin gjithë problemet që prodhojnë këto zgjedhje. 

Problemi I parë është krijimi I një standardi zgjedhjesh pa zgjedhës që nuk e nderon qeverinë e Kosovës. Akuzat kryesore që Kurti I bën Vuciqit është se ai ka bërë zgjedhje pa opozitë ndërsa zgjedhjet që Albin Kurti bëri në veri janë zgjedhje pa popull.  

Ky është një akt I cili krijon një perceptim negative për qeverinë e Kosovës si një qeveri që nuk përfill standardet e një shoqërie demokratike dhe ka prirjen të imponoj zgjidhje artificiale. 

Problemi I dytë është kurthi ku e futën qeverinë e Kosovës duke mos I krijuar incidente të dhunshme dhe duke e lejuar ta coj deri në fund budallallëkun. SHBA e bëri këtë që ta detyroj Kurtin të firmos më 2 maj asossacionin ndërsa Serbia e la Kurtin ta pushtoj Veriun, për të justifikuar gjithë propagandën e saj se shqiptarët po shtypin serbët duke mos I lënë as të vetëqeverisen. 

Ndërsa shtet e Bashkimit Evropian ishin qysh në fillim skeptike ndaj zgjedhjeve dhe kritike pas tyre duke mos I pranuar haptazi. 

Problem I tretë është se Asossacioni I komunave me shumicë serbe tani ka në krye kryetarë shqiptarë dhe është teknikisht I pavlefshëm. Që të krijohet Asossacioni duhet të ribëhen zgjedhjet e pranuara nga serbët. Pra është një tallje dyfish me zgjedhjet e Albin Kurtit. Më 2 Maj Albin Kurti do detyrohet të ulet të bisedoj për Asossacionin nën peshën e një palë zgejdhjesh që dëshmojnë se ai është dhe kundër përfaqësimit politik të serbëve e jo më të lëshoj për Asossacionin. Kjo do ti vështirësoj rrugën drejt zgjidhjes së problem të lëshimit të institucioneve të Kosovës prej serbëve. 

Problemi I katërt është që zgjedhjet e përkeqësojnë dhe më shumë krizën e lëshimit të insitucioneve nga serbët. Madje duket sikur e noterizojnë atë si ligjshme.  

Këto zgjedhje në vend që të përmirësonin mungesën e përfaqësimit politik të serbëve në pushtetin lokal, po noterizojnë përjashtimin e tyre nga përfaqësimi politik, çka e dëmton rënd Kosovës, në sytë e Perëndimit, pasi Kosova është një shtet I themeluar pikërisht për ti dhënë fund përjashtimit nga përfaqësimi politik që Miloshevici u bëri shqiptarëve në vitet 90. 

Problemi I pestë është se zgjedhjet do të përdoren si një arsye për të kompesuar serbët më shumë në të ardhmen ndërkohë që shtyrja e zgjedhjeve do ta linte përgjegjësinë tek Serbia dhe tek ndikimi I saj real në veri të Kosovës. Me këto zgjedhje false Albin Kurti ka hyrë në një borxh pa nevojë tek bashkësia ndërkombëtare për të qetësuar dhe mbi kompensuar serbët në bisedime duke nisur nga krijimi sa më shpejt I Asossacionit. 

Albin Kurti u la të dukej I fort, pikërisht se kështu e kanë më të lehtë ta ulin në tryezën e bisedimeve si agresor dhe jo si viktimë apo I barabartë. Dhe ai ja ka bërë këtë dhuratë Serbisë, e cila tani bën sikur është viktimë e një pal zgjedhjesh, që nuk I njeh askush. 

Merreni me mend pastaj çfarë skandali është sikur të gjithë këtë Kurti ta ketë bërë për me vetdije për të justifikuar firmën më 2 Maj për krijimin e Asossacionit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demiri: 24/04/2023 19:26

    Dyshja Osmani & Kurti nuk jane te afte te meren vesh me qeverine e Tiranes e jo me Serbine qe kane probleme te medha, eshte dyshja me e ndyre ne historine e Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës