Mero Baze: Policia jonë nuk ka tradhtuar Flamurin, por profesionin
Gledis Nano dhe Muhamet Rrumbullaku
Ceremonia e emërimit të drejtorit të ri të policisë, është një rast për të dhënë mesazhe motivuese për ekipin e ri të policisë. Edhe pse drejtori i ri është polici më i vjetër mes tyre, gjithmonë ka vend për shpresë. Aq më tepër që për herë të parë dhe Sali Berisha duket i qetë nga emërimi dhe nuk ka bërë akuza, siç e ka zakon.
Por që të jepet një mesazh shprese, duhet të jemi të qartë për problemet që ka policia.
Ish- drejtori Gledis Nano, nuk pati rezultate. Do të mjaftonte shembulli i Ervis Martinajt, përfshirja e policisë në një rrjet të gjerë shërbimesh ndaj tij dhe mungesa e një përgjigje të qartë se çfarë ka ndodhur me të, që ai të largohej. Por legjenda urbane rreth largimit të tij, padyshim që ka prekur dhe raportet e tij të mira me diplomatët perëndimorë në Shqipëri, sidomos për shkak të detyrës së tij në sektorin e antiterrorit më parë.
Por Gledis Nano nuk ka dështuar se e kishte mirë me perëndimorët, aq më tepër me diplomatët perëndimorë në Tiranë. Atë e kishte favor. Ai ka dështuar si polic, jo si diplomat.
Nga ana tjetër, ajo që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u përpoq ta jepte si mesazh për drejtorin e ri të Policisë, që duhet t’i shërbente vetëm flamurit kuq e zi, nuk është ndonjë motiv për ta bërë policinë e suksesshme, pasi nuk na e kanë fajin flamujt e tjerë, por flamujt e krimit në Shqipëri.
Edhe Ilir Meta, edhe Sali Berisha “të vrasin” për flamurin kuq e zi, por s’kanë lënë të zezë pa i bërë atij flamuri dhe këtij vendi.
Është e rrezikshme të motivosh policinë me “detyra sovraniste”, ndërkohë që ende nuk ka bërë detyrat e saj profesionale. Gledis Nano nuk ka dështuar se nuk besonte tek flamuri, por se nuk ja doli dot si polic. Nëse këta pasuesit e tij, do ta gjejnë çelësin e suksesit tek flamuri (larg qoftë jo Flamur Noka), është e sigurtë që prapë do dështojnë. Dhe pas kësaj ç’faj ka flamuri kombëtar.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.9%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
13 Mars, 18:56
-
Ylli Pata: Dueli i listave, kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?
13 Mars, 18:16
-
Çudit aleati i Berishës, Selami Jenishehri ankimon në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të vitit 2021! Ja kur hidhet shorti
13 Mars, 18:14
-
Përçarja e PD/ Rudina Hajdari e thotë qartë: Pse nuk jam në listë? Sepse i kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër dhe që të garonte një ekip i pakorruptuar!
13 Mars, 17:58
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Përçarja e PD pas listave, Salianji ‘ngushëllon’ nga burgu demokratët që përzuri Berisha: Djersa juaj nuk shkon dëm! Padrejtësitë janë baza për ringritje
13 Mars, 17:26
-
Listat e PD/ Po primaret pse u bënë?! Berisha 'fshin' të preferuarit e anëtarësisë! Sula e Kadiu të parët por u lanë jashtë! Më të votuarit e Tiranës jo të sigurt (EMRAT)
13 Mars, 17:11
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Kriza në Koalicionin Opozitar: Aleanca Arbnore largohet nga ‘Madhështorja’ e Berishës
13 Mars, 15:44
-
Ardit Haxhija: Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?
13 Mars, 15:30
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Lista e kandidatëve/ Rama ironizon Berishën me tre bufa kënete dhe një fjalim ku i merret goja për aletatët e PD-së, që do i sjellin ‘qindra mijëra vota’ dhe fitore (VIDEO)
13 Mars, 14:30
Përderisa policisë do të vazhdojë t'i jepen misione të pashoqëruar me fatura financiare gjendja do të përkeqësohet edhe më tej. Urdhra të tillë pune (sepse thotë partia!!) nuk kanë arritur t'a nxjerrin policinë nga mentaliteti i vjetër për të mos thënë që gjendja është rënduar së tepërmi nga korrupsioni hierarkik dhe paaftësia profesionale. Fatkeqësisht edhe zotëria nuk i përket një brezi që mund të sillte një risi kështu që do të vazhdojë edhe këtë radhë i njëjti standard, do hiqen drejtorët e paaftë që ka caktuar Nano dhe do vihen të tjerë të paaftë që ka caktuar Rrumbullaku. Në lojë do futet edhe rryma e vjetër e Veliut dhe asnjë nuk ka për t'a pasur mendjen tek misioni dhe detyrat që ka policia me ligj dhe për flamur.
Përgjigju