Mero Baze: Prapavija e sulmeve të berishëve ndaj ambasadores amerikane në Tiranë

Ka një përpjekje të organizuar nga Sali Berisha për linçim të ambasadores së SHBA në Tiranë.Nuk e kam fjalën këtu për gazetarët afër Berishës që tentojnë ta përbuzin demek, duke e shqipëruar mbiemrin e saj nga Kim në Kimete. Kjo është kultura e Berishës. Ai kurrë nuk u drejtohet kundërshtarëve në emrin e tyre, por në një deformim që e shpik vetë. Mua për shembull ma ka caktuar Ymer. Nuk është keq. Mund të ishte dhe më keq.

Ambasadoren amerikane e ka pagëzuar Kimete. Nuk kemi ndonjë personazh as qesharak, as të rëndësishëm në këtë vend me emrin Kimete. Biles as personazh letrar. Duket që vetëm ka zgjatur mbiemrin që ta bëjë shqiptare dhe jo amerikane.

Por kjo nuk është ndonjë dramë. Tregon thjesht që sulmi është produkt i shkollës politike të Berishës.

Ajo që është për t’u studiuar, është hedhja në sulm e dhëndërit të tij, një personazh qesharak që Sali Berishës i thërret “Babi” dhe Babait të tij i thërret Luan. Ky e ka sulmuar gati si racist, duke i kujtuar edhe se do të ketë punë me Sali Berishën.

Por sulmi nuk është bërë për të poshtëruar ambasadoren. Atë e ka qëllim, por e di që nuk ia arrin dot. Sulmi është bërë nga një njeri, dosja e të cilit gjendet në SPAK, dhe që është futur investitor me 5 për qind dhe ka dalë me 250 apartamente. Eshtë një operacion i pastër që ka brenda veprën penale të pastrimit të pareve, veprën penale, të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe veprën penale të përdorimit të pushtetit të “Babit”- vjehërr për të grabitur e pastaj për të rritur pjesën e tij brenda aksionareve, për shkak të firmave që duheshin nga pushteti i “babit” të tij, vjehërr.

Ai e di mirë që nuk shpëton nga ajo dosje. Përveçse tani, ka gruan dhe Kunatin në Listë të Zezë që kanë lekët aty, ai do të përfundojë vetë për ndjekje penale. I gjithë sulmi ndaj ambasadores vlen vetëm që kur të merret i pandehur, të thotë që më morën se sulmova ambasadoren. Për kaq e bën.

Por nuk e kuptoj pse e gënjen mendja që shqiptarët po tha ky që më dënuan për inat të ambasadores, do të marrin inat ambasadoren. Kam idenë që mund ta adhurojnë pas kësaj.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasja e policit në Lezhë, reagon Presidenti Meta: Thellësisht i tronditur, të kapen sa më parë autorët! Lufta kundër drogës të jetë prioritet