Mero Baze: Pse Berisha beson se serbët mund t'i ndëshkojë SHBA kurse atë jo?

Mero Baze: Pse Berisha beson se serbët mund t'i ndëshkojë SHBA kurse atë jo?

Sali Berisha

Sali Berisha ka sulmuar sot SHBA dhe Bashkimin Evropian duke i fajësuar për mos reagim të tyre ndaj tensionit në veri të Kosovës. Në përpjekje për të bërë një analizë politike për ti mbushur mendjen foltores se Perëndimi është kundër shqiptarëve, Berisha thotë:

“Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.”

Nuk ja vlen të merresh me broçkullat që thotë rreth shkaqeve të tensionit në veri të Kosovës dhe as ideve që jep për rrugëzgjidhje.

E vetmja gjë interesante që thotë është se i kërkon perëndimit të ndëshkoj rënd liderin e Serbisë Aleksandër Vuciç. Nuk e ka keq këtu. Në të vërtet Vuiciq është njeriu më me ndikim tek serbët e Veriut të Kosovës dhe ka plot pushtet për ta qetësuar situatën.

Por ajo që nuk kuptoj është se si një njeri që po bën kryengritje në Shqipëri kundër SHBA po i kërkon SHBA të ndëshkoj një njeri në Serbi që të qetësoj veriun e Kosovës. SHBA ka futur në të njëjtën listë të zezë me Berishën udhëheqësit e serbëve në Kosovë dhe udhëqësit e serbëve në Bosnjë. Pra Berisha është në të njëjtën listë me Dodikun dhe udhëheqësit e serbëve të Kosovës. Kjo për serbët e e Kosovës dhe Bosnjës është një dekoratë, pak a shumë sic po e trajton dhe Berisha ndëshkimin ndaj tij.

Jam shumë i çuditur pse ky beson që nëse shtohet dhe Vuciç në listën e Berishës, pra bëhet shok me të, ai do bëhet burrë i mirë e dëgjueshëm, e jo si ky e Dodiku. Ky për lekët e djalit vajzës dhe gruas po bën kryengritje kundër SHBA dhe është gati të djeg Shqipërinë, kurse për veriun e Kosovës beson se po u ndëshkua Vuciç nga SHBA qetësohet situata. Qenka burrë i dëgjueshëm Vuciç i krahasuar me këtë!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen