Mero Baze: Pse Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen të vetëve, se fitohet edhe pa SHBA

Mero Baze: Pse Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen të vetëve, se fitohet edhe pa SHBA

Sali Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen mbështetësve të vet, se ai mund të fitojë edhe kundër vullnetit të SHBA, pushtetin. Për ta ilustruar këtë, dje në foltoren e Beratit shpiku një gënjeshtër. Në fakt, është një gënjeshtër e shpikur një herë më 1999, dhe Berisha e di që është gënjeshtër, por e rimerr për të fyer presidentin Klinton dhe për t’u hequr frikën demokratëve, se me SHBA kundër, nuk vijnë dot në pushtet.

Ai risolli para mbështetësve të Foltores në Berat, një bisedë të trilluar mes presidentit Klinton dhe Ibrahim Rugovës. Rugova dhe Klintoni janë takuar në maj të vitit 1998 dhe në librarinë e presidentit Klinton mund të lexohet e plotë biseda, ku Sali Berisha nuk është zënë në gojë në asnjë rrethanë. Madje as Shqipëria.

Në bisedë ku kanë marrë pjesë Rugova, Agani, Bukoshi dhe Surroi është folur për 20 minuta vetëm për rolin që SHBA duhet të luante, që Kosova të mos kthehej në një Bosnjë të dytë. Dhe presidenti Klinton ua ka premtuar.

Berisha shpiku dje sikur Rugova i ka thënë Klintonit se “ne kemi raporte të mira në Shqipëri me Berishën” dhe sikur presidenti Klinton i ka thënë “epo tani lumi nuk kalon dy herë në të njëjtin gurë.” D.m.th që nuk mund të vijë më në pushtet.

Ironi e fatit është se takimi Rugova- Klinton është bërë në maj të vitit 1998, një vit pasi Berisha kishte ikur nga pushteti me trazira dhe për shkak të prishjes me SHBA dhe që vet SHBA kërkoi dhe dorëheqjen e tij, ndërsa presidenti Rugova dhe Berisha nuk komunikonin më, pas përpjekjeve të Berishës për ta përdorur atë për të eksportuar konfliktin e Shqipërisë në Kosovë, me qëllim që të shpëtonte Shqipëria nga vëmendja amerikane për shkatërrimin e zgjedhjeve të vitit 1996. Pas injorimit nga ana e Rugovës, Berisha tentoi ta zëvendësojë atë me Demaçin, por pa sukses.

Trillimi i Berishës ka vetëm një qëllim. Ai po përpiqet t’u mbushë mendjen demokratëve të frikësuar se nuk është e domosdoshme mbështetja e SHBA për të ardhur në pushtet. Dhe me atë trillim donte të tregonte se ai në vitin 2005 erdhi në pushtet kundër vullnetit të SHBA.

Tani po përsërit të njëjtën fabul.

Ngërçi në të cilin ka hyrë Foltorja, degradimi i ligjërimit publik në gënjeshtra dhe njerëz të çmendur që i mbushin sallat, dhe mbi të gjitha hezitimi që kanë demokratët të mbështesin një lidership të ri të PD me Berishën në krye, si anti-amerikan, kanë mobilizuar Berishën t’u mbushë mendjen të vetëve, se fitohet dhe me SHBA kundër.

Dalja e sotme e Lulzim Bashës dhe përsëritja e tij e premtimit se PD nuk ka ndërmend të mbledhë Kuvend anti-amerikan, pasi PD pa SHBA shkrihet, e ka xhindosur dhe më shumë për të këmbëngulur se fitohet dhe pa SHBA.

Në këto kushte, Berisha ka nevojë ta ilustrojë me një fakt triumfin anti-amerikan të tij. Dhe meqë nuk ka të tillë, ka shpikur një gënjeshtër, qe e quan fakt. Me këtë rast nxjerr dhe inatin me presidentin Klinton, si presidenti që e ka rrëzuar nga pushteti.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë