Mero Baze: Pse Berisha po 'poshtëron' idealet e 'Foltores'?

Mero Baze: Pse Berisha po 'poshtëron' idealet e 'Foltores'?

Ish- kryeministri Sali Berisha

Përpjekja e Berishës për të ngritur një dallgë antiamerikane në PD, nën arsyet e betejës kundër Lulzim Bashës, si “besëprerë” u bazuan së paku në tre tipologji të armiqve imagjinarë që kishte përballë Sali Berisha.

I pari Xhorxh Sorosi, i cili u shpik si ideator i shkatërrimit të Shqipërisë, përmes krijimit të agjenturës së tij në këtë vend, në interes të armiqve të Shqipërisë, duke përdorur për këtë qëllim dhe pushtetin që ka në SHBA.

Tipologjia e dytë e armikut ishte çdo kush që kishte një prapavijë të lidhjes me SHBA dhe gëzonte besimin e ambasadës në Tiranë.

Tipologjia e tret e armikut ishte dikush që kishte lidhje me mediat afër Lulzim Bashës apo grupet e interesit të tij. Më i godituri në atë fushatë ishte lobisti Henri Çili i cili akuzohej si prodhues kuadrosh për Bashën dhe mbështetës në shtyp.

Sot Sali Berisha prezantoi si drejtor të komunikimit me gazetarë, Alfred Lelën, i cili i mishëron të tre këto cilësi. Vjen nga Fondacioni “Soros”, vjen nga SHBA dhe raporte të mira me ambasadën amerikane në Tiranë dhe natyrisht është pjesë e enturazhit të Henri Çilit aq shumë të mallkuar nga Sali Berisha.

Nuk e ka zgjedhur keq për të bërë punën . Madje dhe dokturaturën tek Univeristi Evropian e ka kryer me përsiatje rreth jetës politike të Sali Berishës.

Problemi është pse Berisha po detyrohet të poshtëroj vet publikisht synimet e shpallura të “Foltores” dhe akoma më keq të tallet me armiqtë e shpikur të saj?

Shpjegimi është i thjesht për të gjithë ata që njohin Sali Berishën. Në çdo betejë të tij ka dy faza. Faza e parë janë gënjeshtrat që mobilizojnë militantët dhe trushpëlarët që i garantojnë atij pushtetin me çdo çmim në krye të partisë. Për të kapur zyrën e kryetarit ai është gati të shpall gjithë botën armike, dhe të mbetet me një grusht njerëzish. Dhe për të kapur dhe një herë kreun e Foltores, ai pranoi të mbetet vetëm me Flamur Nokën dhe ti zboj të gjithë, duke mos i besuar më askujt.

Pasi ky proces përfundoi tani Berisha ka fazën e tij të dytë, atë që e quan fasadë të hapjes. Tani nuk mërzitet nëse merr dhe Aleks Sorosin si kompani lobimi, apo nëse lëpin gjithçka çfarë ka pështyrë. Tani që e ka siguruar pushtetin brenda partisë, broçkullat e konservatorizmit, antisoroizmit etj., mbeten vetëm detaje që i duhen për të mbuluar antiamerikanizmin. 

E tillë është dhe përzgjedhja e Alfed Lelës si drejtor komunikimi me shtypin. Shpresojmë së paku mos të na mungoj buzëqeshja e zonjës Garo, e cila është e sinqertë në padijen e saj rreth këtyre trukeve të Doktorit. Mbi të gjitha shpresoj që Berisha këtë herë t'ia dijë për nder këtë sakrificë Alfred Lelës, e cila është e ngjashme me sakrificën që ka pas bërë Fari Balliu më 1991, kur kërkonte të anëtarësohej në PPSH, kur të gjithë po dorëzonin teserat.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje