Mero Baze: Pse u dorëzua Serbia?

Mero Baze: Pse u dorëzua Serbia?

Aleksandër Vuçiç

Serbia ju bashkua 141 shteteve që votuan në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të dënuar pushtimin e Ukrainës “në formën më të ashpër të mundshme”. Tre ditë më parë Serbia ishte në një listë me Bjellorusinë, Koren e Veriut, Sirinë dhe Eritren, duke mos ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa sot ka bërë një kapërcim domethënës, duke tejkaluar dhe vendet që abstenuan.

Është e qartë se vendimi është marrë nën presionin e pamëshirshëm të diplomacisë perëndimore. Ajo që binte në sy këto dy ditët e fundit ishte se dhe zyrtarët më të lart të Bashkimit Evropian , por dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk po e dënonin verbalisht hezitimin e Serbisë për mos tiu bashkuar perëndimit kundër Rusisë. Ndërsa flisnin me tone të egra ndaj Bjellrusisë dhe madje dhe atyre që abstenonin, ata kursyen në fjalorin e tyre sulmin ndaj Serbisë. Dhe kjo po I nervozonte të gjithë.

Shenjat e para të lëkundjes u panë kur vet Aleksandër Vuçi♪, filloi të bënte viktimën, duke bërë deklarata të tipit “për tre ditë jamë thinjur sa për dhjet vite”, si për të paralajmëruar opinionin e brendshëm në Serbi, I cili është mbi 70 për qind me Rusinë, se ishte nën një presion të madh.

Me sa duket strategjia e Perëndimit ka qenë për të luftuar deri në fund për ta marrë Serbinë në anën e tyre dhe jo për ta lënë peng të Rusisë.

Shtypi perëndimor, ndërkohë e agresoi rënd Beogradin, duke I bërë të qartë mbylljen e përherëshme të dyerve në BE dhe rajonit, duke bërë fakt të kryer bllokimin e çdo iniciative rajonale apo evropiane të bashkëpunimit me Serbinë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar janë dhe raportet e këqiaj personale të Aleksandër Vuçiq me Putinin. Kreu I Kremlinit e ka parë atë vazhdimisht si një “servilë” të perëndimit dhe një udhëheqës që nuk mund ti besonte partneritetin me Rusinë. Vet Vuçiq ka pasur marrëdhënie shumë herë më të mira me presidentin e Kinës se sa atë të Rusisë dhe gjithcka ka nisur nga fakti që Rusia nuk e ka gëlltur dot që Beogradi dorzoi Solobodan Miloshevicin në duart e Gjykatës së Hagës, asaj Gjykate që po bën gati dosjen për Putinin.

E vetmja gjë që e mbante të lidhur Beogradin zyrtar me Rusinë, është shumica e serbëve që janë me të vërtet me Rusinë. Dhe ky është një problem, me të cilin ata do të ndeshen në ditët në vijim dhe në zgjedhjet e afërta, të cilat për fat nuk është se zhvillohen në një mjedis shumë konkurues.

Ky nuk është ndonjë lajm I mirë për Kosovën dhe shqiptarët, pasi një Beograd pro rus në këto momente, ishte vërtet një turp për Ballkanin, por një fat për Kosovën. Vuçiq, dhe Serbia në tërësi janë të rrezikshëm për Kosovën si properëndimor, jo si pro rus. Por nga ana tjetër ky ëhstë një sinjal pozitiv për rajonin pasi frenon sinjalet ruse për trazira në Ballkan sidomos në Bosnjë me Dodikun.

Është e qartë që Aleksandër Vuçiq, ka bërë një zgjedhje të vështirë, dhe nuk është nga ato zgjedhje që gëzon popullin e tij, por në fakt është nga ato zgjedhje që i bën mirë popullit të tij.

Duket që është një vendim I marrë “me shpirt në dhëmbë”, duke ju bashkuar Perëndimit dhe gjithë botës kundër Putinit. Dhe nuk eshte vetem Serbia.Bashke me Serbine sot Putini ka humbur dhe Kinen. Eshte fillimi i nje rrokullime.

I vetmi lajm i mirë këtu është se Serbia ka kuptuar kush e fiton këtë betejë.  Dhe kur ata e kuptojnë kush e fiton betejën, kanë dhënë prova që shesin dhe të zotin e shtëpisë, e jo më Putinin. Me siguri Milosheviçi po rrotullohet aty ku është .

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 03/03/2022 01:32

    O mero o trap,, serbia nuk pranoi te vendose sanksione ndaj rusise...

    Përgjigju
  • Ca sh: 02/03/2022 20:15

    Analize alla kalimero! Er trim, i lexon keto artikujt para se ti publikosh mer jahu? Hedhja nje sy njehere para se te shtypesh ate butonin qe e dergon. Ja nje pyetje, qe nese ke kapacitet intelektual te mjaftueshem, i pergjigjesh. Si shpjegohet qe politikanet tone bejne zhurme kaq te madhe per krimet e Rusise ne Ukraine dhe rrijne sus per te njejtat lloje krimesh qe ka bere Serbia ne Kosove? Pse nuk hudhet ne gjyq serbia per gjenocid dhe spastrim etnik, nje spastrim qe po ndodh sot e kesaj dite ne luginen e presheves? Le te mos harrojme krimet serbe qe u bene kundra Shqiptareve pa dallim ne 1878, 1913, 1920, 1947, 50-ten etj etj.

    Përgjigju
    • Kah: 02/03/2022 22:15

      @El el - artikujt e meros jane ne perplasje dhe perleshje te perhershme me koherencen dhe logjiken e shendoshe. Fleminderit per dakortesine, por dua te kuptoj shkakun e heshtjes. Mos valle kemi te bejme me tradheti, apo eshte fjale e madhe per pleshtat shteror qe kemi? @vezhguesi - cfare eshte thelbi i komentit tend? Qe me ato qe quan ti 78 dite bombardime, serbia nuk na ka me gje borxh?

    • El el: 02/03/2022 21:20

      Ca Sh dakort jam me ty persa I perket heshtjes se Tiranes per krimet e bera ne Kosoven e 1999. Po artikulli I Bazes s'ka ndonje perplasje koherence.

    • Vëzhguesi: 02/03/2022 21:19

      Për krimet që bëri Serbia u bombardua 78 ditë dhe Kosova u bë shtet.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë