Mero Baze: Pse Vuçiç po adhurohet prej njerëzve të Berishës?

Mero Baze: Pse Vuçiç po adhurohet prej njerëzve të Berishës?

Ish-kryeministri Sali Berisha

Pas mospajtimit publik që Presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiç pati ndaj sanksioneve amerikane për liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, pashë shumë komente të mbështetësve të Berishës që filluan të bëjnë komente pozitive për Presidentin e Serbisë. Mbi të gjithë “mbizotron” mendimi se “ky është burrë dhe nuk pyet për SHBA”, apo dhe më tej akoma, “kështu mbrohet dinjiteti i vendit”.

Është interesante se sado që të përpiqesh të fshihesh pas patriotizmit dhe “sovranitetit” e ke shumë të vështirë të fshehësh miqtë e tu të ngjashëm në rajon.

Dhe tani për ironi të fatit miqtë më të afërt të Berishës në rajon, janë shokët e tij në listën e zezë të SHBA, që janë kryesisht serb kriminelë të Kosovës, disa oligarkë serbë rrotull presidentit Vuçiç, si dhe serbët e Bosnjës, që siç dihet janë dhe pjesa më regresive e liderve lokal në rajon, të cilët rrezikojnë të kthejnë situatën e 30 viteve më parë të luftës në Bosnjë. Të gjithë papërjashtim janë dhe armiq të shqiptarëve.

Sali Berisha ka katër muaj që lodhet tu mbush mendjen “demokratëve të vërtet” se atë e kanë futur në listë të zezë armiqtë e Shqipërisë të lidhur me Aleksandër Vuçiç, etj. Në fakt të vetmit aleatë të Berishës në rajon tani, janë politikanët serb të lidhur me Aleksandër Vuçiç, nacionalistët serb  të Kosovës (nënkupto antishqiptarë të sëmurë), oligarkët e Viçiq dhe liderët lokal të serbëve të Bosnjës.  Ata janë dhe të vetmit që ja kuptojnë hallin Sali Berishës, dhe janë aleatë me të në këtë gjëmë që u ka ndodhur.

Por ndryshe nga Berisha së paku ata nuk thonë na e bëri “Sorosi” apo Lul Basha, por mblidhen në katundet e tyre e këndojnë këngë kundër SHBA. Sali Berisha nuk ka akoma një këngë që mund ta këndoj si hakmarrje ndaj SHBA. Tani për tani ka vetëm simpati për atë që po bën Vuçiç, që po I mbron viktimat amerikane të Serbisë.

Ky Edi Rama edhe pse e ka mik këtë Vuçiçin, nuk po mëson asgjë prej tij. Të paktën ta ndihmojë të marrë selinë e PD të shtunën, se pastaj e bëjnë vet këngën kundër SHBA, kur të ngrejnë cadrën në oborr dhe të këndojnë me çifteli “Oj Amerikë derën ta prisha, se këtu I thonë o Sali Berisha”…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë