Mero Baze: Relativizmi i historive të zeza të lirisë së shtypit

Mero Baze: Relativizmi i historive të zeza të lirisë së shtypit

Djegia e redaksisë 'Koha Jonë'

Nikoll Lesi duket se është  mërzitur me përpjekjen e opozitës dhe disa kolegëve për të krahasuar dhunën e Sali Berishës mbi gazetën Koha jonë, me prishjen e pishinave të Irfanit. Aq i prekur duket sa i ka numëruar dhe një herë gjithë të zezat e Berishës, përfshi arrestimin e Frangaj, gjymtimin e përjetshëm të një gazetari, sulmet me dinamit në shtëpinë e tij dhe shantazhet e përditshme të ShIK dhe marrjen e “çmimit” si një nga “10 armiqtë botërorë të Lirisë së Shtypit’ nga Sali Berisha.

Në të vërtet ai që i ka hequr në shpinë të vet të gjitha ka të drejt dhe të ndjehet i fyer. Por këtu problemi nuk është se këta fyen historinë me këto që thonë. Problemi është se këta po përpiqen të relativizojnë betejat e shtypit në Shqipëri, për të lehtësuar të shkuarën e tyre kriminale me shtypin, dhe po zhvlerësojnë rreziqet reale që mund të ketë liria e shtypit në këtë vend, duke konsumuar beteja për pishinat e një ndërtuesi abuziv.

Një nga humbjet më serioze për lirinë e shtypit në Shqipëri ka qenë modeli i investimit të biznesmenëve në shtyp, për ta përdorur shtypin për interesat e biznesit të tyre. Ky mdoel që nisi në vitet 2000 kur kryeministër u bë Ilir Meta erdhi duke u thelluar derisa çdo kush që donte të bënte një pallat bënte më parë një gazetë apo Tv. Tani ata që kanë një hall më të vogël bëjnë nga një portal se ka më pak kosto.

Ky degjenerim i standardeve të shtypit është një nga armiqtë më të egër të lirisë së shtypit, pasi është standardi që jo vetëm biznesi i shtypit por dhe gazetarët përdoren si zëdhënës të problemeve të pronarit dhe jo si raportues të ngjarjeve. Madje tek kjo historia e pishinave dhe ajo mbledhësja e çadrave fliste politikisht për lirinë e shtypit.

Mu kujtua historia e Sali Berishës pas ngjarjes kriminale të Gërdecit. Në Gjirokastër një zyrtar lokal socialist dhe një demokrat ishin bërë bashkë dhe po ndërtonin një pallat, i cili fatkeqësisht shkaktoi rrëzimin e një pallati fqinjë ku vdiqën mos gaboj katër vet.

Berisha mori helikopterin me urgjencë nga Tirana shkoi në vendngjarje i pikëlluar dhe i “fali” ndërtuesit. Gjëra që ndodhin janë tha, ka aksidente teknologjike plot. Me një fjalë kështu i ndodhi dhe tim biri në Gërdec mos u mërzisni.

E njëjta gjë është dhe kjo përpjekja e sotme për ta relativizuar historinë me lirinë e shtypit dhe përballje e pushtetit me të.

Ndaj e kuptoj shqetësimin e Nikoll Lesit që kërkon mos ta krahasojnë tani betejën e tij përball me Berishën, me betejën për pishinat e Irfanit. Por po të shikosh që edhe këtë betejë e mbështet Berisha, e kupton më qartë, se Berisha dhe Meta si dy prodhues të këtij modeli shantanzhues të shtypit, duan mes të tjerash të relativizojnë dhe historinë e tyre të zezë me shtypin, duke xhiruar filma “me liri shtypi”, tek pishinat e Irfanit.

Dhe kjo është një tallje e tyre dhe me hallin real të Irfanit, i cili nuk është i vogël. Ai e ka vërtet hall hotelin pa leje, dhe duhet në një farë mënyre ta zgjidh atë problem. Kurse Berisha dhe Meta duan të bëjnë prova gjenerale të revolucionit tek pishinat e Irfanit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja