Mero Baze: Ruhuni nga Vuçiç, kur të sillet si perëndimor!

Mero Baze: Ruhuni nga Vuçiç, kur të sillet si perëndimor!

Aleksandar Vuçiç

Në Kosovë, por dhe në Shqipëri, ka shpërthyer një garë patriotizmi se kush duhet të dënojë më parë gjestin e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili për hallet e veta të brendshme, duhet të shfaqet si patriot para serbëve këtë muaj.

Me simbolin e shtetit serb mbi hartën e Kosovës, ai do të tregojë atë që serbët e thonë me zë të lartë dhe në çdo vend pa hezitim, që sipas tyre “Kosova është Serbi”. Ka që prej shekullit të shtatë që e thonë. Është aq i vjetër ky mit dhe aq e konsumuar kjo histori, sa ja dimë të gjithë fundin më 1999.

Tani na ngelet të shqetësohemi për profilin e presidentit të Serbisë, pse i është kthyer huqeve të vjetra.

I pari që reagoi ndaj Vuçiqit në Shqipëri ishte Ditmir Bushati, i cili me këtë rast ri-nxorri për të disatën herë mllefin që ai ka, pse e hoqën nga ministër të Jashtëm dhe e zëvendësuan me një djalë nga Kosova. A thua se ky e do Kosovën më shumë se një djalë i saj.

Këtë gjest vazhdon e quan vepër të Serbisë, dhe për këtë ka shpikur fabulën se ky mbrojti kufijtë që do të shkëmbeheshin mes Serbisë dhe Kosovës. Po të mos ishte ky, d.m.th, SHBA, Vuçiq, Thaçi¸ por dhe Edi Rama me heshtjen e tij dhe Baton Haxhiu me protagonizmin e tij, do na kishin bërë gjëmën.

Kështu ndodh rëndom kur inati bëhet më i rëndë se pesha e trupit që ke, dhe pastaj lundron në detin e inatit tënd.

Por nga ana tjetër, të gjithë e dimë që ja kemi besuar Kosovën dhe kufijtë e saj SHBA-së, dhe jo Ditmirit, për të mbrojtur Kosovën nga SHBA. Sidoqftë ai nuk do të kishte shumë rëndësi në spërkatjen me helm të kësaj histerie, sikur nga pas tij, të mos reagonte Pandeli Majko dhe Edi Rama, edhe këta për t’i “treguar” vendin Vuçiqit, i cili kushedi sa do jetë çuditur me këtë valë protestash që ka zgjuar në Shqipëri dhe Kosovë, që aq shumë i nevojitet.

Është fiks ajo që ai kërkon të korrë në Serbi, një fushatë “patriotike”, për t’u thënë kundërshtarëve të vet me të cilët është në telashe, se ai është lideri i serbëve që po tërbon shqiptarët.

Në Kosovë po ashtu kanë zënë me të madhe të çjerrin faqet, a thua se nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë këtë gjë, ndërkohë që kryeministri i zgjedhur Albin Kurti dhe një pretendent për president, Ramush Haradinaj, po bërtasin për ditë që Kosova duhet bashkuar me Shqipërinë, paralelisht me Vuçiqin, që e do me Serbinë.

Këta po shkëmbejnë plane të përbashkëta, jo territore, duke ja mohuar perspektivën shtetërore Kosovës, dhe duke bërë simetrinë e parrullës serbe, “Kosova është Serbi”, me parrulën “Kosova është Shqipëri’.

Pamvarësisht se nuk i merr kush seriozisht, kjo është po kaq e dëmshme për Kosovën për momentin, bile shumë më e dëmshme se gjesti populist i Vuçiq.

Udhëheqësit e Kosovës, janë po ashtu të parët që nuk besojnë se Kosova mund të bëhet shtet, por për konsum patriotik thonë se do t’i bashkohet një shteti tjetër. Se si e qysh, e dinë ata.

Kosova ka arritur këtu nën mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit, me perspektivën të bëhet shtet i pavaur dhe i njohur ndërkombëtarisht, dhe jo për të qenë Serbi apo Shqipëri.

Siç e tha së fundmi ambasadori i SHBA në Kosovë, djemtë e SHBA nuk janë vrarë në Kosovë, as për Serbinë e Madhe, dhe as për Shqipërinë e Madhe. Një gjellë e prishur, që “patriotët” tanë dhe “patriotët” serbë ushqejnë njëri- tjetrin.

Askush nuk mund t’ia ndalë gojën Vuçiq të thotë marrëzira të tilla, por nëse duhet të jemi cinik deri në fund me serbët, është mirë që ai thotë gjëra të tilla.

Ruhuni prej tij kur të bëjë si dashnor i Perëndimit dhe jo si mik i Putinit. Atëhere ka për t’i bërë gjëmën Kosovës.

Me atë që ka bërë dy ditë më parë, thjesht do t’i bëjë nder vetes, të shpëtojë nga hallet e tij në Serbi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Illyricum: 21/03/2021 00:40

    1. Në luftën e Kosovës nuk ka vdekur asnjë amerkan. 2. Amerika ka luftu për lirinë e dardanëve dhe demokracinë e tyre. 3. Kosova edhe sot, është më shtet se Serbia e Shqipëria. 4. Kosovarët janë më evropianë se evropianët. 5. Mjafton të shohësh Hard Talk në BBC me Vjosa Osmanin që të kuptosh diferencën e niveleve, ku është ajo e ku janë Viçiçi me Metën. 6. Nuk është Kosova që do të bashkohet me ne, por Shqipëria me Kosovën. 7. Rroftë Dardania. Proud of you!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator

Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator