Mero Baze: SHBA nuk e ka me Berishën, por me ne

Mero Baze: SHBA nuk e ka me Berishën, por me ne

Sekretari amerikan Anthony Blinken dhe ish kryeministrit Berisha me familjen

Sali Berisha po përpiqet ta paraqesë damkosjen prej SHBA-së, si një skenar ku disa lobistë e kanë caktuar atë viktimë, me shpresë se kështu do të ulë rëndësinë e këtij akti të pashembullt në historinë e Ballkanit, për figura kaq të larta politike.

Diku thotë se autori i këtij skenari është Donald Lu dhe e ka realizuar atë në vitin 2019, pastaj thotë ma bëri Sorosi me Edi Ramën, ndërkohë që më 2019 ka qenë në pushtet presidenti Trump, armiku Sorosit, diku thotë që ja ka bërë stafi i ri i Shtëpisë së Bardhë, se sekretari Blinken ka pas nënën që ka punuar tek Sorosi, diku nën zë thotë që ja kë bërë Luli, që ankohet në Ambasadë se ‘do më vras Doktori’, e kështu me rradhë.

Në thelb, ai po përpiqet ta shndërrojë në një telenovelë atë që ka ndodhur, me qëllim që të mos flitet për të, por për ndëshkuesit e tij.

Akoma më qesharake është përpjekja e tij për të sqaruar akuzat, pa ja kërkuar njeri. Përshembull, se ku ka gjetur një TV në Kosovë dhe i ka sqaruar se ka vetëm një apartament të vogël dhe ca kursime bashkë me gruan, ndërsa fëmijët nuk kanë pasur mundësi të kenë vjedhur, se nuk kanë punuar në shtet.

Në fakt, ky është i gjithë problemi që ka ajo si familje e korruptuar, se po të kishin biznes të ndershëm dhe të ishin milionerë, s’do t’i akuzonte askush.

Problemi është se në letra ka aq sa thotë Berisha, por ajo që nuk thotë Berisha, janë miliona euro të paligjshme që i biri i tij i demonstron hapur në bizneset e veta jo fitimprurëse,  siç është televizioni i tij, e deri tek boronicat, ku më shtrenjtë shet me qira llamarinat e magazinave për të justifikuar lekët me faturë, se sa bën ndonjë biznes.

Problemi që ka familja Berisha si e korruptuar është se fëmijët e tij, përfshi dhe gruan, nuk kishin poste në qeverinë e tij, por të gjitha postet vareshin prej tyre.

Ata ishin diktuesit e çdo privatizimi, çdo koncesioni, çdo tenderi dhe çdo përfitimi nga fondet publike.

Ata ishin pas çdo skandali, përfshi dhe ato me vdekje si e Gërdecit, pas çdo gjobe ndaj biznesmenëve që kërkonin para në shkëmbim të firmës së babait, dhe pas çdo privatizimi, siç ishte klubi Partizani.

Superakzua ndaj Berishës, është se ai ka minuar demokracinë në vend, një akuzë e rëndë, që përfshin brenda faktin se ai ka hedhur në erë sistemin demokratik në Shqipëri, si destabilizues i zgjedhjeve të lira në vend, si persekutor i kundërshtarëve politik, duke i burgosur, si një nga 10 armiqtë botërorë të lirisë së shtypit, si kapës i shtetit përmes familjes së tij, si shantazhues i sistemit të drejtësisë me prova konkrete publike, siç qe gjyqi i Gërdecit, 21 janarit dhe procesi ndaj Ilir Metës etj.

Përpjekja për t’i paraqitur informcionet që ka SHBA dhe shqiptarët për familjen Berisha, si konspiracion i SHBA kundër tij, është përpjekje e një deliranti të sëmurë, që mendon se SHBA e ka mendjen tek ai gjithë ditën dhe më në fund një ditë mori hak.

SHBA nuk ka asgjë personale me Sali Berishën dhe familjen e tij, me atë vendim, por e ka me ne të gjithë, me popullin shqiptar.

SHBA i ka ofruar popullit shqiptar një standart ndëshkimi për udhëheqësin më të rëndësishëm të tranzicionit, që shqiptarët duhet ta pranojnë.

SHBA i ka treguar me gisht shqiptarëve, se ky njeri është  një minues i demokracisë në Shqipëri, një përfitues në mënyrë të paligjshme i fondeve publike dhe një shatanzhues i sistemit të drejtësisë.

Na ka ndihmuar si të pafuqishëm, që ta zbojmë këtë njeri dhe modelin e tij, nga politika shqiptare.

Ky është epitafi më i rëndë që mund t’i vendoset një politikani mbi pllakën e varrit. Sali Berisha tashmë e ka të gdhendur këtë epitaf.

Dhe është krejt i pafuqishëm për ta prishur atë, pasi është një epitaf i gdhendur për historinë e tij dhe familjes së tij kriminale, në kujtesën e çdo shqiptari.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë bëjnë gati 'valixhet'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë bëjnë gati 'valixhet'