Mero Baze: Si arriti Edi Rama të bëhet i rëndësishëm për politikën italiane?

Mero Baze: Si arriti Edi Rama të bëhet i rëndësishëm për politikën italiane?

Kryeministria Meloni vizitoi Shqipërinë nën sulmet e një pjese të shtypit të majtë italian se po e bën atë për fushatë elektorale. Të njëjtën gjuhë kanë dhe sulmet e saj nga shtypi I opozitës në Shqipëri. Në përpjekje për të ulur rëndësinë e vizitës së saj, dhe këtu po sulmohet nga e “djathta” shqiptare se ajo vjen për nevoja elektorale. 

Edhe pse paradoksalisht e djathta shqiptare që duhet të dilte ta priste me lule, e sulmon tinëz me shtypin e saj, dhe furnizon shtypin e majt italianë, për të denigruar Shqipërinë, si një vend me tipare narkoshteti. 

Por të gjitha këto sulme, të sinkronizuara në të dy vendet, atje në mënyrë legjitme nga e majta dhe këtu në mënyrë paradoksale nga e “djathta”, për të vetmen politikane të djathtë të Evropës që ka përshëndetur Kuvendin e Rithemelimit të Berishës më 2021, në vend që ta dëmtojnë vizitën e Melonit duke sulmuar Ramën, në fakt kanë fuqizuar rolin e Edi Ramën në jetën politike italiane. 

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Si ka mundësi që Shqipëria të ndikojë në zgjedhjet italiane, meqë qenka narkoshtet dhe I lidhur me mafien? 

Nuk pres që kësaj pyetje ti jap përgjigje Berisha dhe Meta në Shqipëri, se ata kanë harruar ç’është fitorja në zgjedhje. Por nëse fushata kundër vizitës së Melonit në Shqipëri, e paraprirë me sulme denigruese ndaj Shqipërisë zyrtare, synon të ul rëndësinë elektorale të vizitës së saj në Shqipëri, tregon se Shqipëri është faktor real dhe në jetën politike italiane. 

Fakti që Meloni realizoi përmes bashkëpunimit me Shqipërinë, një nga pikat kyçe të programit të saj elektoral, për disiplinimin e emigracionit të paligjshëm drejt Evropës, është më së paku një fakt që tregon se Shqipëria ka vendosur të jetë e rëndësishme për qeverisjen në Itali. 

Dje ndërsa një delegacion i Partisë së Berishës ishte në një aktivitet të Forca Italia, 12 deputet të koalicionit qeveritar të së djathtës, i dërguan një letër solidariteti, ambasadës së Shqipëri në Itali kundër sulmeve të shtypit të majtë ndaj qeverisë shqiptare. Për ironi të fatit, të ftuarit e Berishës në atë seminar, ishin të detyruar të dëgjonin si e mbronte e djathta italiane, armikun e tyre në Shqipëri. Kjo është një skenë ku shihet kontrasti i fort, se si një palë bëhet e dobishme për Italinë dhe tjetra e padobishme dhe për miqtë e saj. 

Pra nëse Edi Rama apo qeveria shqiptare po sulmohet se po bëhet I rëndësishëm për Italinë dhe politikën e saj, atëherë ato sulme më shumë I bëjnë punë se sa i prishin. 

Ai u bë po ashtu i rëndësishëm në mars të vitit 2020, kur në kulmin e depresionit të Italisë së gjunjëzuar nga pandemia, bëri një gjest simbolik të dërgimit të infermiereve shqiptare në Itali, e cila ishte tejet emocionuese për publikun italian, të cilët po izoloheshin nga Evropa dhe po braktiseshin sikur ishin me kolerë. 

Dhe akoma më shumë, nëse kjo marrëveshje mes dy vendeve do kthehet në një model dhe për vende të tjera evropiane, Shqipëria vetëm sa rrit rëndësinë e saj dhe për jetën politike evropiane. 

Me të njëjtin stil përmes raporteve personale, ai u bë I rëndësishëm për presidentin Macron duke realizuar një vizite historike në Shqipëri dhe po ashtu  me kryeministrin Sunak duke lidhur një marrëveshje për emigrantët që e çliroi atë nga barra e sulmeve për klandestinët shqiptarë në La Mansh. 

Në këtë aspekt, tërbimi I së majtës ekstremiste italiane, dhe bashkërendimi me Berishën dhe Metën në Shqipëri kundër vizitës së Melonit, tregon se Edi Rama ka ditur të bëhet I dobishëm për qeverinë italiane dhe kryeministren Meloni. Dhe për këtë e ka “hak’ të duroj gjithë baltën e armiqve të saj të ekstremit tuw majtë në Itali. Dhe “miqëve” të djathtë në Tiranë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë