Mero Baze: Si ujk i vetmuar para SPAK, si qengj brenda tij

Mero Baze: Si ujk i vetmuar para SPAK, si qengj brenda tij

Sali Berisha

Sali Berisha u nis sot për herë të parë në jetën e tij, si i akuzuar që do të merrej në pyetje nga drejtësia. Gjithë jetën e tij kishte shmangur këtë moment, duke ngritur mitin e dhunës që kishte aftësi të prodhonte nëse drejtësia e prekte. 

Falë socialistëve të kompleksuar, ai e shmangu këtë ngjarje në vitin 1997- 1998, dhe tentoi ta shmangte dhe sot. 

Dje në mbasdite bëri iu thirrje zyrtare gjithë seksioneve të partisë së tij të shkonin tek zyrat e SPAK para se ai të hynte.

Por në fakt nuk shkoi askush. Përveç 8 deputetëve dhe zyrtarëve të partisë, dy nipave të tij, dhe katër rojeve, të tjerët preferuan ta shikojnë në TV hyrjen e tij në zyrat e SPAK. Edhe disa prej atyre që ishin aty, si përshembull Tritani apo Enno, kishin dalë se nuk u besonin që do t'ia arrinin kësaj dite e ta shikonin fundin e tij tragji-komik.

Dhe meqë miti i tij si i “fortë” u shkërmoq ende pa hyrë në zyrat e SPAK, ai vendosi të bëjë të fortin me fjalë, duke u vetëshpallur nga i akuzuar në prokuror, dhe duke u treguar gazetarëve se çfarë do t’i pyeste prokurorët, kur të hynte brenda.

Edhe pse dukej qesharake, ajo ishte e vetmja mënyrë që ai të justifikonte dorëzimin në zyrat e SPAK, dhe të shmangte vëmendjen nga braktisja e thellë e partisë së tij për të.

Kur doli nga SPAK, u përpoq të tregonte se ua kishte bërë ato akuza prokurorëve, me qëllim që të mos ngjante si i akuzuar, por si prokuror që po denonconte Edi Ramën.

Në të vërtetë, burime nga SPAK i thanë gazetës TemA, se ai ka qëndruar si “qengj” para prokurorëve dhe është përpjekur të japë shpjegime sipërfaqësore për pyetjet e bëra, duke ua lënë në dorë avokatëve.

Por shfaqja jashtë dyerve të SPAK, i duhet për diçka tjetër. Nuk i duhet aq shumë për çështjen e klubit Partizani, pasi ajo e ka marrë rrugën.

Në horizont atij po i vjen çështja reale e jetës së tij, që është hetimi për 21 Janarin, ku ai është protagonist i vërtetë i vrasjes së katër qytetarëve dhe më pas fshirjes së provave, shmangies së drejtësisë dhe kundërvënies ndaj institucioneve të shtetit, për hallin e tij.

Dhe shfaqja e tij si ujk i vetmuar para SPAK dhe si qengj brenda tij, ka të bëjë me të ardhmen e tij afatgjatë që e pret përpara, në ato dyer. 

Pas klubit Partizani, e ka radhën 21 Janari. 

Nëse sot kur doli, nga hutimi pyeti avokatin për pyetjet që i kishin bërë, nuk ja vëmë re, se e kishte për herë të parë. 

Por kam frikë se do t’i bëhet zakon dhe kur të shkojë herën tjetër do pyesë prapë avokatin, “a quhet me dy herë...?”/Tema

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim