Mero Baze: Ukraina është vetëshpallur tani si vendi që po udhëheq NATO-n

Mero Baze: Ukraina është vetëshpallur tani si vendi që po udhëheq NATO-n

Pamje nga Ukraina

Të gjithë pranojnë se shkaku real pse Rusia ka sulmuar Ukrainën është procesi i antarësimit të Ukrainës në NATO. Rusia nuk pranon dot që një shtet fqinj i saj, dikur dhe pjesë e saj, të jetë vend anëtar i aleancës më të fuqishme në botë. Këtë kërcënim e ka përsëritur dhe për dy shtetet balltike që kanë deklaruar këto aspirata.

Raportet e Ukrainës me NATO kanë nisur qysh pas rënies së komunizmit, me Partneritetin për Paqe dhe kanë avancuar pas vitit 2009, me fillimin e reformave në ushtri për tu përshtatur me standartet e NATO.

Në Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik 2016, u dha mbështetje praktike nga NATO për Ukrainën, ndërsa në qershor 2017, Parlamenti ukrainas miratoi legjislacionin që rivendos anëtarësimin në NATO si një objektiv strategjik të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Në vitin 2019, përmes një amendamenti, ky objektiv hyri dhe në Kushtetutën e Ukrainës, ndërsa në shtator 2020,  u miratua Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, e cila parashikon një partneritet të veçantë me NATO-n me objektiv anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sa herë që konflikti me Rusinë acarohej, retorika pro NATO kalonte në plan të dytë për t’i lënë vend uljes së tensioneve.

E vërteta e zgjatjes pafund të procesit të antarësimit të Ukrainës n NATO është padiskutim, përpjekja e perëndimit për të mos u acaruar me Rusinë.

Tani kjo situatë ka marrë fund.

Me betejën e saj për tu mbrojtur nga agresioni rus, Ukraina dhe ushtria e saj, jo vetëm që kanë dëshmuar të drejtën për të qenë anëtarë të NATO, por në fakt ata janë komandantët e betejës së NATO në Lindje. Ushtria ukrainase është sot pararoja e NATO përballë Rusisë dhe pjesa më krenare e saj.

Sot Presidenti Zelensky është një nga komandantët më krenarë të aleancës perëndimore kundër Rusisë.

Me rezistencën e tyre kundër Rusisë dhe spiralen ku ka hyrë beteja mes dy palëve, kufiri mes lindjes dhe perëndimit është shtyrë në Ukrainë, dhe është vulosur me gjak.

Ukraina është bërë “de facto” anëtare e NATO, dhe është logjike që përmes një procesi politik të stimuluar, të bëhet dhe anëtar i Bashkimit Evropian.

Kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit në kohë të ndryshme ka pasur kuptim të ndryshëm. Gjatë Luftës së Ftohtë ka pasur kuptim ideologjik. Kufiri ishte Shqipëria, Jugosllvia, dhe Gjermania Lindore.

Pas rëneis së komunizimit, kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit u bë ekonomik, dhe ai u shty deri në kufjtë e Polonisë,  Rumanisë e Bullgarisë në Lindje duke lënë si enklavë Ballkanin.

Tani kur Rusia është kthyer në një vend autokrat, antidemokratik dhe me një qasje të rrezikshme ndaj infuencës në Lindje, duke provokuar luftë, kufiri është aty ku fitohet lufta.

Presidenti Zelensky ka ngritur flamurin e Perëndimit në kufijtë e Ukrainës me Rusinë. Ai është sot “Skënderbeu i shekullit 21”, për Evropën, që po ndal agresionin e Lindjes drejt Perëndimit.

Ai është sot përfaqësuesi më i denjë i NATO përballë Rusisë dhe vendi që po lufton në emër të Perëndimit, e që meriton anëtarsimin në BE. Ata që vinin në dyshim antarësimin në NATO, sot i kanë dhënë komandën e NATO.

Vetëm kështu lufta e Ukrainës shpërblehet dhe merr kuptim sodilariteti i perëndimit për të. Është një luftë në emër të Perëndimit dhe fati i saj vendos kufijtë e botës perëndimore në Evropë, përballë Rusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albania: 28/02/2022 10:05

    Copeza historie ndertojne vetem mashtrimet,sepse edhe amerika kundershtoi bazat ne kube dhe kercenoi me armet berthamore sepse po kercenohej nga nje kube te armatosur. Putin te njenjten gje thote,NATO ME ARMATIMET ME KERCENON. Pra NDAL NATO ka te drejte

    Përgjigju
  • Arbërori: 28/02/2022 01:07

    Ti zotri duhet të lexosh vet më shumë para se të ja fusësh kotë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë