Merr dhuratë bluzën e Candrevas
Rama: Është i Interit, ia jap Zahos

Merr dhuratë bluzën e Candrevas<br />Rama: Është i Interit, ia jap Zahos
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat në çeljen e ekspozitës së katër Kupave të Botës të fituara nga Italia nga viti 1938 e deri në 2006-ën në Gjermani. Teksa presidenti i Federatës italiane, Carlo Tavecchio i dhuroi Kryeministrit fanellën e Italisë, pikërisht atë të Antonio Candreva-s, futbollist që luan me Inter në Serie A.

Pasi falënderoi Tavecchion për dhuratën, Kryeministri Rama tha me batutë: “Ky është lojtari i Interit, unë jam me Juventusin. Megjithatë po e marr, edhe pse më rri pak e vogël, duket. Le ta mbajë djali im”. Nota humori mes palëve, ku italianët e kanë kuptuar që në ndeshjen miqësore dy vite më parë dashurinë për ekipin axurr dhe ëndrrën e shqiptarëve e kahershme për t’u përballur me Italinë. Fatmirësisht, ndeshja Shqipëri-Itali nuk përmban as tension kualifikimi apo renditje, pasi italia e ka siguruar vendin e dytë që e çon atë në play-off.
rama bluza e italise
(Rama merr dhuratë bluzën e Candrevas së Interit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt