SHBA - Bill Mohri më në fund ka marrë diplomën e shkollës së mesme në moshën 105 vjeçare dhe në përvjetorin e 70 të martesës së tij.

105-vjeçari para shumë vitesh ishte detyruar të braktiste shkollën dhe filloi të punonte për t'i ardhur në ndihmë familjes së tij. Por, "nuk vonoi shumë" dhe pas 89 vitesh drejtori i shkollës St. Josef kur kishte dëgjuar historinë e tij vendosi ti japë diplomën e shkollës së mesme.

Para disa vitesh, 105 vjeçari i kishte rrëfyer vajzës së tij se e vetmja gjë që i kishte mbetur peng ishte fakti që nuk kishte përfunduar shkollën e mesme.

Megjithatë, pas kaq vitesh, zemërgjerësia e drejtorit të shkollës i plotësoi ëndrrën shumë vjeçare.

"Nëse vdes nesër nuk do t'i kërkoj Zotit asgjë tjetër. Ai më ka dhënë gjithçka kam dashur", tha 105-vjeçari.

(v.gj/shqiptarja.com)