TIRANË - Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Burime nga policia, që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se, deri më tani dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Nga flakët nuk ka persona të ndaluar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e zjarrfikëses.

Mësohet se, zjarri është shuar por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)