Prezenca e Giorgio Chiellini në Europianin e kësaj vere që do të zhvillohet në Poloni dhe në Ukrainë, nuk është aspak në dyshim. mbrojtësi energjik i skuadrës së Juventus, që doli me dhimbje nga ndeshja e fundit në kampionat, do të mungojë për rreth 3 javë dhe jo më shumë.

Tërheqja në muskuj nuk është aq e rëndë sa pritej, dhe me këtë lajm marrin frymë drejtuesit e Juventusit dhe trajneri i kombëtares së Italisë. Chiellini është shtylla kryesore e prapavijës së Italisë, ndërsa drejtuesit juventinë kishin frikë se mungesa do të cënonte përgatitjet e sezonit të ri.

Skuadra "azzurra" e Prandellit do të mund të bazohet në Euro 2012, edhe tek Giovinco e Montolivo, që do të jenë pushim respektivisht 10 dhe 15 ditë. (rb/shqiptarja.com)