Arkimed Lushaj i drejtohet ministres së Kosovës pas urdhër arrestit: 500 forca policore ishin tek shtëpia ime, a jeni normal ju (VIDEO)

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj ose ndryshe Stresi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës pas sherrit në Pejë, ku u përfshi Noizy dhe Medi Iseni.

Artisti nuk është dorëzuar akoma, ndërsa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.

Stresi ka publikuar një video në rrjete sociale, me anë të së cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç” u shpreh Stresi.

Ndërsa më tej ka theksuar se kanë dërguar 500 forca policore te shtëpia e artistit për ta arrestuar.

“Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”, përfundon këngëtari.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare