PRISHTINE- Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme ka hequr masën për importin e kushtëzuar të miellit. Vendimi është parashikuar të hyjë në fuqi duke filluar nga mesnata mes së shtunës dhe së dielës.
Lajmi konfirmohet edhe nga ministrja kosovare e Ekonomisë.
“Sapo u informuam se ndalesa e miellit e vendosur nga Qeveria e Maqedonisë do të hiqet në mesnatë në mes të 14 dhe 15 Shtatorit”, shkruan ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Mimoza Kusari.
Ndërsa vijon më tej, duke u ndalur tek hapat që do të shqyrtohen në vijim të këtij procesi.
“Hapi i radhës, diskutimi mbi heqjen e taksës së qytetarëve dhe ndalesave të vëna në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë”, shprehet ministrja kosovare e Ekonomisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë që nga vendosja e masave kufitare mes dy vendeve, lëvizja e qytetarëve në të dyja anët e kufirit ka shënuar rënie të ndjeshme, janë regjistruar rreth 5 mijë qytetarë që kanë kaluar kufirin.
Sa i përket taksës doganore, janë grumbulluar rreth 15 mijë euro, ndërkohë që dëmet e ekonomisë maqedonase janë të konsiderueshme. Sipas ekspertëve të dhomave ekonomike, nga bllokadat kufitare, ekonomia e Maqedonisë ka pësuar rreth 1 milion euro në ditë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com