Tirane- Pas tre ditësh transmetimet analoge do të mbyllen në qarkun Tiranë dhe në qarkun e Durrësit për t’i lënë vendin atyre dixhitale.
Autoriteti Medias Audiovizive përmes një njoftimi i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar. Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.
Në kushte të tjera, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Komento