Merr fund marrëzia indiane për të shkuar në Hënë, 'Chandrayaan 2' humb kontaktet me Tokën

Merr fund marrëzia indiane për të shkuar në Hënë, 'Chandrayaan 2' humb kontaktet me Tokën

Sonda Indiane Chandrayaan 2, e lançuar me sukses në 22 korrik, pasi hyri në orbitën hënore humbi kontaktet me Tokën duke zhgënjyer miliona indianë të cilët shpresonin të bëheshin vendi i katërt pas Shteteve të Bashkuara, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës që përmes satelitit të tyre do të preknin Hënën.

"Zbritja shkoi siç ishte planifikuar por më pas, sonda ‘Chandrayaan 2’ humbi komunikimin dhe ne po analizojmë të dhënat", tha kreu i operacionit hapësinor indian.

Zbarkimi indian ishte planifikuar për në 7 shtator në polin hënor të jugut, i pa prekur më pare nga askush. 

Aventura e Chandrayaan 2 ishte cilësuar një mision ambicioz, i cili karakterizohej nga dy fakte domethënës, kosto shumë e ulët (140 milion dollarë) dhe prezenca në zbritje në sipërfaqen hënore të një sistem robotik.

Pasi të zbriste në sipërfaqen e hënës, Chandrayaan 2 do të lëshonte një trup robotik, 'Pragyan', i cili do të studionte karakteristikat e zonës.

Misioni gjithashtu kishte në fokus zbulimin e provave fosile që nga agimi i sistemit diellor dhe ndoshta edhe zbulimin e pranisë se ujit. Por mbi të gjitha, ai synonte t'i hapte rrugën dërgimit të njëriut në Hënë deri në vitin 2022, dy vite më shpejt se programi Artemis i ideuar nga SHBA. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës