Pas zgjidhjes së martesës 10-vjeçare mes Aurela Hoxhës dhe bashkëshortit të saj Admir Ismajlukaj, një tjetër padi për zgjidhje martese është dorëzuar dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës.

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me bashkëshortin, ish-futbollistin e Tiranës, Florian Riza. Kërkesën në gjykatë e ka dorëzuar ky i fundit, duke kërkuar zgjidhjen e martesës.

Sipas kërkesë- padisë Riza ka kërkuar zgjidhjen e martesës me arsyen se ajo tashmë e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur thjesht dhe vetëm formale.

Momentalisht këngëtarja po angazhohet me pjesëmarrjen në "Dancing With The Stars" dhe ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, por nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.
rovena dilo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)