KAKAVIJË- Radha e gjatë e makinave në Kakavijë, sot është një pamje që i përket së shkuarës! Pas 5 ditëve rraskapitjeje, fëmijë, të moshuar e pleq që qëndronin në pritje mes temperaturave të larta të mesit të gushit, normaliteti është rikthyer në Kakavijë. Në radhë nuk ka asnjë makinë. E njëjta panoramë është dhe në Kapshticë, edhe pse në këtë pikë të kalimit kufitar, radha e gjatë e makinave ishte e "papërfillshme" krahasuar me atë të Kakavijës.

Kur akrepat e orën shënuan 00:40 të mëngjesit të së hënës, makina e fundit kaloi kufirin drejt Greqisë, duke i dhënë fund kështu krizës 5 ditore në Kakavijë. Puna vijoi edhe gjatë natës, pas marrëveshjes së arritur mes autoriteteve shqiptare dhe shtetit fqinj. Në total përgjatë këtyre ditëve kanë kaluar 12 mijë shqiptarë, të cilët "nxituan" të shkojnë në atdheun e tyre të dytë pasi nga data 17 gusht (sot) hynë në fuqi rregullat e reja. Nga sot, çdo qytetarë shqiptar që do të kalojë kufirin për të shkuar drejt Greqisë, duhet të paraqitet me testin COVID me vete, të ketë dalë NEGATIV dhe të përkthyer në anglisht, formularin e udhëtimit PLF si edhe duhet të vetëkarantinohet për 7 ditë.

Këto masa kanë hyrë në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa në pikat kufitare me Greqinë do të punohet deri në orën 22:00. Greqia ka vendosur edhe një kuaotë ditorë të shqiptarëve që do të lejojnë të kalojnë kufirin, në konkretisht në Kakavijë kalojnë jo më shumë se 750 persona, ndërsa në Kapshticë jo më shumë se 300 persona.

Kategoritë që lejohen të hynë në Greqi
-Shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke
-Punëtorët sezonal
-Çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
Kakavija i rikthehet normalitetit, asnjë makinë në radhë (VIDEO)

Report Tv me gazetarin Piro Nase kanë shkuar sërish në Kakavijë, për të dhënë një panoramim të qartë të situatës që ndodhet sot!  Pamjet nuk kanë asnjë ngjashmëri me atë të 5 ditëve të kaluar! Sot Kakavija i është rikthyer normalitetit. Në pritje nuk qëndron asnjë makinë.

Foto sot nga pika kufitare në Kakavijë
Ora 10:21
Test COVID-i me vete dhe karantinë 7 ditë/ Kapshtica 'bosh', asnjë makinë në radhë (VIDEO)

Pika e kalimit Kufitar në Kapshticë nuk ka qenë në përmasat e saj në Kakavijë, e megjithatë, ka pasur një radhë makinash në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Megjithatë, ditën e sotme, ajo i është rikthyer totalisht normalitet, ku siç shihet në videot që Report Tv sjell, nuk ka asnjë automjet në radhë. Kjo edhe për faktin se që nga sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja, ku për të hyrë në Greqi kërkohet testi i COVID të ketë dalë negativ, formulari PLF dhe 7 ditë karantinë.

Foto sot nga pika kufitare e Kapshticës