Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar

Problemi i mbeturinave dhe plehrave në qytetin e Kavajës dhe zonën e plazhit të Spille dhe Golemit kanë gjetur zgjedhje pas javësh të tëra që kishin ‘pushtuar’ rrugët dhe ishin kthyer në bombë ekologjike për qytetarët dhe pushuesit gjatë sezonit turistik veror. Drejtori i shërbimeve në Bashkinë Kavajë, Ledio Hysa në një intervistë për Report Tv tha se Bashkia Kavajë dhe landfilli kanë firmosur sot marrëveshjen ku  i hapet rrugë vend-depozitimit të plehrave për përpunim. Hysa tha se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për ngritjen e traut nga landifilli për depozitim e mbeturinave të Bashkisë Kavajë, firmat kontraktore të qytetit kanë nisur pastrimin me të gjitha mjetet për largimin e mbeturinave si nga zona e plazhit dhe nga rrugët e qytetit.

Hysa u shpreh se situata ishte në kolaps dhe kjo ishte krijuar që në qershor ku për shkak të çështjeve procedurale, ku landfilli nuk lejonte më depozitimin e plehrave të bashkisë aty. Me zgjedhjen e kësaj çështje, Hysa tha se deri nesër në mëngjes situata do i rikthehet normalitetit.

“Patëm një takim me përfaqësuesit të landfillit dhe ramë dakord për pastrimin e qytetit dhe depozitimit në landfill. Bëmë çmos që në fillim të qershorit të lidhni një marrëveshje, por kishte një ngërç në landfill me dokumentacionet  veta , ne i kemi dorëzuar çdo gjë që na është kërkuar, ata erdhën sot dhe ramë dakord për zgjidhjen e  problematikave, situata është në rregull në këto moment që flasim, firmat kontraktore po punojnë në qytet dhe zonën e plazhit për pastrimin. U diskutua për problematika dhe i madh prioritet tona, ramë dakord për pjesën e kontratës dhe presim që landfilli të hapi traun. Është diskutuar më firmat kontraktore dhe po merren masa që të gjithë mjetet të bëjnë pastrimin e plazhit dhe qytetit.  Besoj se deri nesër në mëngjes gjithçka do të jetë normalizuar. Problematika më e madhe është në zonën e plazhit. Me parë mbetjet depozitoheshin të gjitha në landfill, nuk kishim ngërç, ky problem na u shfaqe në fillim të qershorit, pasi landfilli bllokoi hyrjen e mjeteve për depozitim, arsyeja ishte se qyteti i Kavajës nuk kishte një akt marrëveshje me landfillin dhe bashkia Kavajë nuk ka pasur ndonjëherë marrëveshje me landifillin”, tha Hysa.

Në lidhje me fondet për vend-depozitim e mbeturinave, Hysa tha se Këshilli Bashkiak i ka bërë një shkresë Ministrisë së Financave ku kërkon fonde ndihmë dhe është në pritje të përgjigjes së saj.

“Ne kemi bërë mbledhjen e këshillit bashkiak për fonde ndihmë nga ministria e financave dhe është dërguar shkresa, presim një konfirmim nga ministria për pjesën e ndihmës. Shpresoj që çdo gjë të jetë ok nga sot e tutje që qyteti të jetë i pastër për qytetarët dhe turistët”, tha Hysa.

I pyetur për djegin e mbeturinave dhe hedhjen e tyre në vendgrumbullime të paligjshme duke bërë krim mjedisor, Hysa tha se ka qenë një vendgrumbullim i tillë po që nuk është më si problematikë.

“Aktualisht që po flasim u diskutua për një vend depozitim që ka qenë dhe nuk është më si problematikë, ne nuk kemi pasur vend-depozitime të tjera, do të thotë që kemi qenë në kolaps dhe nuk mund të pastronim qytetin” , tha Hysa.

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim