KOSOVË- Merr fund "tortura" e shqiptarëve në doganën me Kosovën. Pas një bllokimi për një javë, kryeministri Avdullah Hoti, vetëm pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ka vendosur për hapjen e kufirit me Shqipërinë, por pa kushte e vendosura nga "qeveria Kurti".
Që do të thotë, tanimë çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokument se ka bërë testin e COVID-19 të 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Qeverisë së re. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.
“Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar," ka thënë kreu i shëndetësisë.
Më 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqipërinë, por me dy kushte, testin e COVID- it dhe vetë izolimin prej 7 ditësh, çka solli reagimin e qytetarëve të Shqipërisë të cilët gjatë kësaj jave priten në orë të tera në kufi për të hyrë në Kosovë. Ato kishin vendosur edhe një takse prej 22 euro për kamionët, por që u hoq për shkak të kundërshtimeve të shumta nga ana e kompanive. Mirëpo, nga e hëna, kjo bllokadë do të marrë fund për të gjithë shqiptarët.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.9%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 512
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25