Merr OK “projekti i shekullit”,
28 km tunel Evropë-Afrikë nën det
Që nga viti 1869 projekti “Afrotunel” nuk ka pushuar së joshuri evropianët e afrikanët ; disa synonin ndërtimin e nëj ure 14 km të gjatë, të tjerë ndërtimin e një ishulli artificial në mes të ngushticës.
Gjatë punimeve të Këshillit Ekonomik e Shoqëror të OKB-së (ECOSOC), është paraqitur projekti më i ri për të lidhur me infrastrukturë dy kontinente, të ndarë deri tani nga deti Mesdhe. Më 5 korrik 2013 Sekretariati i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paraqitur para këtij Komisioni në Gjenevë një vlerësim pozitiv, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të një tuneli nëndet, të dobishëm për integrimin e dy kontinenteve.
PROJEKTI Projekti parashikon një tunel nën det me tri galeri (dy ku kalon linja hekurudhore dhe një rezervë) nga Punta Paloma e Spanjës, në Malabata, pranë qytetit të Tanxherit në Marok, në një gjatësi totale prej 37.7 kilometrash, nga të cilat 27.7 km nën det, në një thellësi maksimale prej 300 metrash. Ka qenë thellësia, që ka bërë më të pëlqyeshëm këtë projekt, nga ai që mund të lidhte Kepin Sires me Punta Canales midis brigjeve të dy kontinenteve, për vetëm 14 kilometra, por me një thellësi prej 900 metrash.
Që nga viti 1869 projekti “Afrotunel” nuk ka pushuar së joshuri evropianët e afrikanët ; disa synonin ndërtimin e nëj ure 14 km të gjatë, të tjerë ndërtimin e një ishulli artificial në mes të ngushticës. Kjo, deri në vitin 1996, kur Spanja e Maroku ranë dakord se projekti më i leverdisshëm ishte ai i ngjashëm me atë nën La Mansh, që lidh Francën me Brinatinë e Madhe, me tunele paralele nën det.
TRAFIKUParashikimi për trafikun vjetor është për rreth 11.2 milionë pasagjerë që do të kalonin ngushticën e Gjibraltarit me hekurudhë, 4.7 milionë automobilistë, 460 mijë kamionë dhe 1.6 milionë autovetura do të kalonin në dy brigjet, kur të ndërtohej galeria e parë. Galeria e dytë do të ndërtohej në rast se shihej që nuk mjaftonte një e vetmë dhe mund të çonte deri në 50 milionë pasagjerë në vit dhe 6 milionë automjete. Kohëzgjatja e punimeve për ndërtimin e tuneleve do të ishte rreth 15 vjet.
FINANCIMIMegjithatë, deri tani mbetet ende problem gjetja e burimit të financimit të projektit, që është vlerëzuar midis 4 dhe 5 miliardë eurove vetëm për fazën e parë (një tunel dhe një tjetër rezervë). Sipas dy shoqërive shtetërore të angazhuara në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur midis dy vendeve, spanjolle dhe marokene, fonde nga buxheti i këtyre dy shteteve do të shpenzoheshin vetëm për të hapur një tunel fillestar, që do më pas do të zgjerohej për të lëjuar punimet. Ndërkohë, përfundimi i punimeve të ndërtimit do të kërkonte edhe një koncension tip BOT për 40 vjet.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35