Gati amnistia për të burgosurit... Përfitojnë gratë, burrat mbi 60-vjeç dhe të miturit! Firma e fundit, në dorë të Kuvendit (VIDEO)

TIRANE- Qeveria miraton draftin për amnistinë e fundvitit për 56 gratë e burgosura, 6 fëmijë të mitur, burrat të dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç. Në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë 1/3 ulje dënimi.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se shpreson që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë, çka do të thotë se duhet miratuar në seancën plenare. Ajo tha se në fokus të kësaj amnistie kanë qenë gratë dhe kategoritë e veçanta por theksoi se personat e dënuar për krime të rënda dhe shumë të rënda, të përfshira në këto kategori nuk do të përfshihen në amnisti.

"Miratohet drafti për amnistinë. Qëndrimi dhe angazhimi i qeverisë ka qenë që kjo amnisti t'i dedikohej grave dhe kategorive të veçanta. Nga kjo amnisti në bazë të gjitha kritereve, nga 56 gra që vuajnë dënimin fitojnë lirimin gjysma e tyre, ndërsa gjysma tjetër përfitojnë uljen e dënimit me 1/3. Nga kjo amnisti përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm burrash. 4 të dënuar të mitur lirim, 2 perftojne ulje. Përfitojnë burra që janë të dënuar deri ne 2 vite burg, ose ju kane mbetur për të vuajtur 2 vjet burg. Një kategori tjetër përfituese janë burrat mbi 60 vjeç. Një pjesë tjetër, të dënuar për vepra penale të rënda ose shumë të rënda nuk mund të përfitojnë. Shpresojmë që Kuvendi të jetë dakord me propozimin e qeverisë", tha Gjonaj.

Kategoritë që përfitojnë

1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

2. Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

3. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

4. Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

5. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.  

6. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

7. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

8. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

 

( Kliko këtu ) Projekt-ligji i plotë

Tashmë do të duhet që ky draft të kalojë në Kuvend për t'u miratuar, ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se seanca e radhës plenare do të jetë në janar, pas seancës së fundit për këtë sesion parlamentar ku u miratua Buxheti 2020 dhe paketa 'Anti-Shpifje'.

Më 20 shtator 2019 në një interpelancë me gratë e burgosura në burgun Ali Demi në kryeqytet, Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në krah me drejtorin e burgjeve Agim Ismaili premtoi se Krishtlindjet dhe Vitin e Ri disa prej tyre do t'i kalonin në shtëpi. Pritet që me amnistinë e fundvitit minimalisht 650 të dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vite dhe gratë mbi 50 vjeç të ishin përfituesit e këtij vendimi. Amnistia e përgatitur edhe me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të ndikonte dhe në uljen e mbipopullimit në burgje.

731 të dënuar e fundit që patën mundësi të liroheshin nga amnistia i përkasin vitit 2016, ndërsa prej tre vitesh një projektligj për amnistinë nuk ka mundur të kalojë në parlament para mbylljes së vitit edhe pse është premtuar publikisht.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alda: 17/01/2020 21:32

    A do te behet amnistia kete muaj??

    Përgjigju
    • Erion: 15/02/2020 15:36

      Per nenin 283/1 ka aminsti

  • Deli Habilaj Vlore: 05/01/2020 11:50

    Firmat e ndertimit jane pjesa me galopante e korrupsioneve me Bashkite e qyteteve, kryesisht me kryetaret, te cilet pervec veprimeve fiktive qe realizojne personeli teknik gjate zbatimit te detyrave ligjore, zbatojne edhe urdhera ne mbeshtetje te korrupsionit te kryetareve te Bashkive. Nga ana tjeter kryetare e Bashkive jane kthyer ne manaxhere te pa ndreqshem te korrupsionit, pasi nuk ka instance kopetente dhe te vertete per te kontrolluar veprimet e tyre antiligjore. E keqja kryesore , bashkohet me masat e pa mjaftueshme per mbrojtjen ne pune te punetoreve si dhe per sigurimin e jetes se tyre, pasi er keto kerkohen shpenzime plotesuese ,por edhe per nje fakt tjeter qe firmat ndertuese nuk paguajne siguracionin shoqeror per efekt pensioni, duk i lene punonjesit pa pension pleqerie dhe pa pension ne rast aksidenti. Keta administrator dhe pronar firmash, duhet te ndeshkohen rende, duke ngritur nje organ ligjor kontrolli. Firmat e ndertimit jane burimi i korrupsionit dhe paligjeshmerise, pasi jane kryesoret ne pastrimin e parave te pista, te pushtetareve dhe te trafikanteve. Nuk mund te jete firme ndertimi ,nje shpk qe ka vetem 100.000 leke kapital......... ku gjenden parate per ndertimin ,qe kryhet me nje shpenzim prej 5000000 Euro.....?Problem tjeter eshte fakti qe shume firma ndertuese nuk kane bere regjistrimet e ndertimeve , dhe ne keto ndertime banojne familje pa dokumenta dhe pa asnje faranci teknike per jeten. Me keq akoma qe per keto firma nuk mbahet as qendrim teknik as qendrim administrativ, perkundrazi jepen leje ndertimi te tjera pa perfunduar lejet e para. Ky eshte korrupsioni i stimuluar nga drejtuesit e Bashkive e me larte. Kerkohet dhune shteterore ndaj shkelesve. Av Deli Habilaj Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë