TIRANË - Pas Tiranës edhe Durrësit, janë mbyllur lokalet në të gjithë Shqipërinë, një masë kufizuese kjo deri më 3 prill si masw parandaluese ndaj koronavirusit.

Vendimin e ka firmosur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu.

Mbylljes nuk i kanë shpëtuar as Fast-Food-et. Përjashtim bëjnë shërbimet 'delivery', ku personat që sjellin ushqime në shtëpi duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës.

Lokalet dhe restorantet do të qëndrojë hapur vetëm në ambiente akomodimi, si hotele, ku shërbimi në lokal dhe restorant do të jepet vetëm për personat që janë të akomoduar për fjetje në hotel dhe për asnjë person të jashtëm.