Merrni ushqime me vete në plazh? Kujdes, ja disa vakte që nuk këshillohen të konsumohen buzë detit

Merrni ushqime me vete në plazh? Kujdes, ja disa vakte që nuk këshillohen të konsumohen buzë detit

Foto ilustruese

Ka shumë njerëz që marrin ushqim me vete në plazh dhe nuk ka asgjë të keqe. Në këtë rast në qese gjenden më shpesh sanduiçë, disa ushqime të ftohta, sallata e të ngjashme, por jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për një vakt buzë detit.

Ushqimi më i keq që mund të sillni në plazh është ushqimi dehidratues.

Mishrat e thatë

Këto ushqime njihen se përmbajnë shumë natrium, prandaj këshillohet t’i shmangni në ditët kur kaloni shumë kohë në diell.

Në vend të kësaj, sugjerimi është një sandviç me perime që hidraton trupin dhe mund të shtoni edhe pak humus për të shtuar pak proteina.

Çipsat e kripur

Është kënaqësi të hash një meze të lehtë në plazh, pranë ujit, por le të themi që patatinat dhe produktet e ngjashme nuk janë zgjidhja më e mirë, sërish për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës. Nutricionistet thonë se është më mirë të sillni fruta ose të prisni perime të freskëta, të cilat mund t’i zhytni edhe me pak humus.

Nuk është për t’u habitur – ushqimi i skuqur ka një përmbajtje shumë të lartë kripe, e cila përkeqëson dehidratimin. Përveç kësaj, pas një vakti të skuqur energjia do t’ju bjerë ndjeshëm, ndaj ka shumë mundësi që në plazh të jeni të përgjumur dhe jo shumë të mirë.

Pijet e ëmbla

Ngjashëm me kripën, ushqimet dhe pijet me përmbajtje të lartë sheqeri gjithashtu kanë një efekt dehidratues në trupin tuaj. Kur hani sheqer, trupi përdor më shumë ujë për ta metabolizuar atë, kështu që do t’ju duhet të urinoni më shpesh.

Përveç kësaj, nëse pini pije të ëmbla në vend të ujit, sheqeri në gjak do të rritet shpejt dhe më pas do të bjerë shpejt, kështu që do të jeni të rraskapitur gjatë ditës. Prandaj, alternativa më e mirë është uji, por edhe çajrat e ftohtë të pa ëmbëlsuar.

Ushqimet e nxehta

Kjo nuk ka të bëjë aq shumë me shëndetin, por thjesht, nëse në plazh sillni një vakt të nxehtë, në momentin që do ta hani, me siguri do të jetë i vakët dhe jo veçanërisht i shijshëm. Ushqimet e ftohta mund të qëndrojnë më gjatë dhe padyshim që do t’ju pëlqejnë më shumë, ndaj sugjerimi është që të shijoni sallata me makarona të ftohta buzë detit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë