Merrnin 1000-3000 euro për certifikata pronësie, SPAK mbyll hetimet! Dërgon për gjykim ish kreun e Kadastrës Sarandë, ish zyrtarin dhe 2 sekserët

Merrnin 1000-3000 euro për certifikata pronësie, SPAK mbyll hetimet! Dërgon për gjykim ish kreun e Kadastrës Sarandë, ish zyrtarin dhe 2 sekserët

Hamza Tola

SPAK ka përfunduar hetimet për 4 persona dhe kërkon gjykim nga GJKKO pasi merrnin 1000-3000 euro për certifikata pronësie. Dy prej tyre janë punonjës të Kadastrës Sarandë. Bëhet fjalë për ish drejtorin e ASHK, Laert Pasha dhe ish-zyrtarin Sajmir Braho.

Ata akuzohen për korrupsion. Të përfshirë janë edhe Hamza Tola dhe Jorgo Kreku që akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Tola dhe Kreku i kanë kërkuar Kastriot Krekut një shifër që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Report Tv ka siguruar më parë dosjen e rastit të Kastriot Krekut, i cili denoncoi aktin korruptiv. Ai takoi në hotelin e tij Hamza Tolën, ish shofer në Drejtorinë e Burgjeve, i cili i premtoi se do t’i jepte certifikatën e pronësisë në këmbim të 3 mijë eurove pasi njihte drejtuesen e Kadastrës Sarandë.

Për herë të parë e kishin në hotelin e Krekut. Ky i fundit tregoi se Tola i kishte thënë se punonte në Ministrinë e Drejtësisë dhe interesohej për tokat, ndaj nuk hezitoi t’i tregonte problemin që kishte me nxjerrjen e lejeve për tokat.

Tola i kërkoi 3000 euro duke i thënë se ishin shpenzime që duheshin për legalizimin. Prishja e marrëveshjes u krye pasi Tola i kërkoi fillimisht 2000 euro dhe më pas 1000 euro në mënyrë urgjente, por ende nuk kishte certifikatë pronësie për Kastriot Krekun.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja