Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë në kuadër të operacionit policor ‘Perimetri’, pasi janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm.
Policia e Pogradecit në bashkëpunim me policinë e Korçës kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Zh., 19 vjeç, S. O., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe M. B., 18 vjeç, banues në Durrës.
Policia ka kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, Pogradec, mjetin tip "Nissan" me drejtues shtetasin M. Zh. dhe pasagjer shtetasin S. O., duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Nga hetimet e kryera dyshohet se edhe shtetasi M. B. ishte bashkëpunëtor me dy shtetasit e lartpërmendur në këtë veprimtari të paligjshme, pasi kryente mbikëqyrjen e rrugës me mjetin tip "Range Rover", të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.2%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 318
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars, 10:53
-
Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, dhjetëra të shoqëruar
21 Mars, 21:59
-
Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake
20 Mars, 12:02
-
Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 35 derra! Fermeri: Mund të jetë edhe i qëllimshëm, dëmi rreth 90 mijë euro! Investova gjithçka, pres ndihmë nga Bashkia (VIDEO)
20 Mars, 10:15
-
Bora zuri pemët në lulëzim, agronomi këshillon fermerët në Korçë: T’u bëjmë ballë ngricave me zjarre
19 Mars, 17:11
-
Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin
19 Mars, 11:57
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
Pogradec/ Automjeti përplas një person me biçikletë në Qafë Plloçë, dërgohet në spital
17 Mars, 12:55
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec
17 Mars, 12:07
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë/ Mjeti përplas për vdekje këmbësorin 55- vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim (VIDEO)
16 Mars, 19:02