Merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në kufi të të shpallurve në kërkim, lihen në burg 6 efektivët në Durrës

Merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në kufi të të shpallurve në kërkim, lihen në burg 6 efektivët në Durrës

Foto ilustruese

Janë lënë në burg gjashtë inspektorët e policisë së Pikës Kufitare të Portit të Durrësit, të cilët u arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën schengen. Ata janë Kalosh Sula, Luan Çelaj, Marsel Farruku, Naim Kadrimi, Isametin Vranezi, Eduart Matmuja.

Më herët AMP bëri me dije se punonjësit e policisë, “duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro”.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më herët, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Efektivët që u lanë në 'arrest me burg'

1- Inspektor Kalosh Sula, 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
2- Inspektor Luan Çelaj, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
3-  Inspektor Marsel Farruku, 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës
4- Inspektor Naim Kadrimi, 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
5- Inspektor Isametin Vranezi, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës
6-  Inspektor Eduart Matmuja, 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon (VIDEO)

Vjen goli i 2 në 6 ditë, Muçi shkëlqen në Turqi! Mesazh për Besiktas dhe Sylvinhon (VIDEO)