Merrnin mijëra euro për leje ndërtimi dhe bënin favorizime, GJKKO jep masën e sigurisë për 4 zyrtarët e bashkisë Dimal! Ndryshon masa për njërin prej tyre

Merrnin mijëra euro për leje ndërtimi dhe bënin favorizime, GJKKO jep masën e sigurisë për 4 zyrtarët e bashkisë Dimal! Ndryshon masa për njërin prej tyre

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rikonfirmoi masat e sigurisë për shumicën e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit. Kështu, togat e zeza të GJKKO-së, lanë në arrest me burg, Altin Palin, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës; Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve; Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë. 

Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës mbetet në arrest shtëpie siç ishte përcaktuar një masë e tillë në mungesë, ndërsa ndryshon masa për Agim Çunin, Specialist i Emergjencave, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa  i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.

Hetimet
SPAK arriti në këto përfundime pas hetimeve që zhvilloi lidhur me denoncimin e bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Personat e arrestuar
Altin Pali (Arrest me burg), Drejtor i Urbanistikës! I Akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vali Jançe (Arrest shtëpie) Shefe e Urbanistikës në kohën e kryerjes së veprës penale. E akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Agim Cuni (Arrest shtëpie), aktualisht specialist te Emergjencat, ish Shefi i IKMT në kohën e kryerjes së veprës penale! Akuzohet për ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arben Guraj (Arrest me burg), Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. I Akuzuar për “Shpërdorim Detyre”.

Arjan Demiraj (Arrest në burg), inxhinier pranë një shoqërie tregtare! I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vait Koshi (Arrest në burg) ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare. I akuzuar për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)