POLIÇAN- Administratorët e dy subjekteve në Poliçan janë vënë në hetim, pasi merrnin në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë nga mali i Tomorit.
Po ashtu, të dy administratorët me mbetjet e subjekteve të tyre ndotnin ujërat e lumit Osum. Në hetim janë vënë 55-vjeçari A.GJ., dhe 45-vjeçari Dorjan Qamo.
Më tej rezultoi se në subjektin që administronte 55-vjeçari, ishin punësuar pa u siguruar, 3 shtetas.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)