Merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara me dru, GJKKO lë të lirë dy oficerët e OPGJ në Elbasan! Arrest me burg për sekserin

Merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara me dru, GJKKO lë të lirë dy oficerët e OPGJ në Elbasan! Arrest me burg për sekserin

GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurisë ndaj dy oficerëve të OPGJ në Elbasan që merrnin ryshfet për të liruar makinat e bllokuara me dru dhe për sekserin. Për Safet Shukën, oficer të OPGJ është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes ndëresa për oficerin tjetër, Çelnik Toskën është caktuar masa e arrestit shtëpiak .

Ndërsa është lënë në burg Lulzim Hasa i cili luante rolin e sekserit. 

Ndërkohë për dy qytetarët Lirian dhe Zenel Taragjini është vendosur detyrim paraqitje pasi nëpërmjet Lulzim Hasës u kanë dhënë para dy oficerëve të OPGJ-së me qëllim që këta të fundit t'u lironin makinën me dru që u ishte bllokuar.

Sipas hetimeve të SPAK, dy inspektorët merrnin 50 deri në 100 mijë lekë për çdo automjet që kthenin. Hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ndaj prokurorëve që kanë urdhëruar lirimin e automjeteve dhe janë ende duke vijuar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki