Merrte 15 mijë lekë për provim, policia e Vlorës ka arrestuar 30-vjeçaren Dorina Ndou pedagoge në Vlorë e cila ishte shpallur në kërkim.

Para disa javësh një studente i cila kishte dhënë pedagoges 300 mijë lekë për dy povime ka bërë denoncimin në polici.

Petagogia ushtronte profesionin e  saj në universitetin "Ismail Qemali" Vlorë. Ndou do të hetohet për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com