Merrte 5 mijë € ryshfet, burg drejtorit të Hipotekës në Shkodër, lirohen juristja dhe sekseri (VIDEO)

SHKODER- Drejtori i Hipotekës, Zamir Leka dhe juristja e ZRVPP, Frida Mirashi që u arrestuan tre ditë më parë kanë dalë sot para gjykatës. Pasi dëgjoi prokurorinë dhe avokatin, gjykata vendosi që të linte në burg drejtorin Leka dhe të lironte duke lënë në arrest shtëpie juristen.

Avokati kërkoi një masë lehtësuese për drejtorin me arsyen se nuk përbën rrezikshmëri, por gjykata e la në burg. Ndërkohë që është liruar nga burgu edhe sekseri Erjon Cubaj duke u lënë në detyrim paraqitje.

Report Tv siguron pamjet e momentit kur Leka futet në gjykatë me pranga në duar. Pas arrestimit dy ditë më parë, drejtori dhe juristja u shkarkuan nga detyra, pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Arrestimi tre ditë më parë
Drejtori Zamir Leka ndodhej në zyrat e Hipotekës në momentin e arrestimit. Leka u arrestua 10 minuta para përfundimit të orarit zyrtar të punës. Mbi Lekën dhe Mirashin rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që kanë qenë në detyrë në këtë hipotekë.

Hetimet kanë nisur që më 30 gusht dhe janë finalizuar në aksionin e 21 shtatorit ku u arrestua një juriste dhe sekser dhe në arrestimet e para dy ditëve. Drejtori Zamir Leka akuzohet se ka marrë në kundërshtim me ligjin shuma deri në 5 mijë euro. Leka mbante edhe oferta në pritje nga të interesuarit, dhe në momentin që merrte paratë, atëherë praktikat përkatëse i kalonte tek juristët e zonave.

Zamir Leka

 


Vendimi i gjykates per te akuzuarit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja