Merrte lekë për skaner
pranga kirurgut në QSUT

TIRANE- Policia prangosi dje shefin e kirurgjisë dhe ish-punonjësin e sigurimit të spitalit, sepse merrnin 170 mijë lekë për një skaner. Policia njoftoi dje se nga seksioni kundër Korruspionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, pas një hetimi një mujor, në kuadër të Operacionit policor “Skaner 2013”, në ambjentet e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arben Doda, 48 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës i sigurimit të QSUT-së, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe Ilir Broqaj, 41 vjeç, shef i sektorit të kirurgjisë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Lekët mbi tavolinë
Nga hetimet e këtij procedimi penal, nga materialet e prokurorisë, paraprakisht rezultonte se, kallëzuesi i veprës penale, ishte paraqitur disa herë në QSUT për bërjen e një skaneri, pasi vuan nga veshkat, gjë për të cilën ky shtetas është interesuar dhe nga mjekë të ndryshëm ka mësuar se skaneri është i prishur, por edhe kur është në punë radha është e madhe. Gjatë interesimeve ai është takuar me shtetasin Dodën, i cili ka qenë punonjës sigurie pranë QSUT-së. Gjatë bisedës ky shtetas i ka thënë që skaneri nuk ishte prishur, por mjekët fusnin njerëz të ndryshëm, duke i marrë më pak se çmimi normal dhe nuk presin asnjë kupon tatimor.

Doda i ka thënë kallëzuesit se, kundrejt pagesës deri në 17.000 lekë (në kushtet kur skaneri kushtonte më shumë sipas tij), ai mund të bënte një skaner të plotë dhe konkretisht si problemi i tij i kishte mbaruar punë shumë njerëzve, pasi njihte doktorët. Për të realizuar këtë shtetasi Doda i ka thënë kallëzuesit që të bënte gati lekët, të cilat do t`ja jepnin doktorit dhe të vinte. Në vijim të takimeve midis tyre, në datën 5 dhjetor, kallëzuesi ka shkuar në QSUT për bërjen e skanerit, ku është takuar me shtetasin Dodën, i cili ka thënë se ishte takuar në mëngjes me doktorin dhe kishte marrë përsipër që ai të bënte skaner të përgjithshëm kundrejt pagesës prej 15.000 lekë. Këto lekë shtetasi Doda i’a ka kërkuar kallëzuesit që t`ja jepte atij, dhe pasi ja ka dhënë, ka shoqëruar tek zyra e doktor Ilirit.

Më tej kallëzuesi thotë se, sipas Dodës, për të bërë skanerin, do të fliste me doktor Ilirin dhe se pasi kishte folur me doktorin i ka thënë Dodës që skaneri kryhej kundrejt pagesës prej 10.000 lekë. Në zyrën e tij, në prezencë të shtetasit Arben Doda, doktori e ka pyetur kallëzuesin se çfarë shqetësimesh kishte dhe pas kësaj bisede i ka thënë se do të bënte skaner të përgjithshëm pas pak minutash, por paraprakisht duhet të pinte një ilaç. Gjatë qëndrimit në zyrë nuk është biseduar për lekë, por Doda ka nxjerrë një shumë lekësh, duke ja vendosur doktorit Ilirit në tavolinë, të cilat ai i ka marrë dhe më pas i ka thënë kallëzuesit të priste në korridor. Më tej doktori e ka shoqëruar te dhoma e skanerit, ku prezent ishin 4 doktorë të tjerë. Pasi është bërë skaneri ka dalë përgjigja për rreth 30 minuta, të cilën ja ka dhënë doktor Iliri. Kallëzuesi nuk rezulton i regjistruar në regjistrin e shërbimit të skanerit, ndërkohë që nga aktet e administruara rezulton se shërbimi i skanerit është 24 orësh.
 
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve