SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-komisarin Leonard Palushi: Mbështeti të hetuarin Erjon Alibej dhe mori prej tij në 2020 një makinë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim ish- shefin e policisë në Lezhë, Leonard Palushi, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ pasi dyshohej se kishte kryer manipulime provash në disa ngjarje kriminale, kur ka shërbyer si efektiv në Elbasan.

Sipas SPAK, nga hetimet, i pandehuri Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

SPAK thotë se hetimi ka provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.  

Sipas hetimeve, i pandehuri, Leonard Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, sipas SPAK, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët. Për mjetin “TOYOTA”, RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët, Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 67 datë 30.01.2023, ka vendosur masën e sekuestros preventive.

SPAK akuzon Leonard Palushin, për veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.

‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.75/1, në ngarkim të të pandehurit Leonard Palushi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin E. A. dhe ka marrë tërthorazi prej tij perfitim te parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie (në mbështetje të E. A.). Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë në datën 23.06.2020 nga i hetuari E.A. një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qënë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vertetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës nje shtetas të njohur të tij.  Në vijim i pandehuri Leonard Palushi e ka mbështetur të hetuarin E A. me veprime në kuadër të detyrës së tij si punonjës policie në mënyrë të vazhdueshme, duke u takuar me të, takime këto për të cilat eproret e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Më konkretisht, në datën 27.07.2020 me kërkesë të E. A.  i pandehuri Leonard Palushi ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së E.A, të krijohej konflikt midis dy grupeve. Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët. Për mjetin “TOYOTA”, RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët, Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 67 datë 30.01.2023, ka vendosur masen e sekuestros preventive. Për sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi u mor i pandehur dhe dërgua për gjykim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.’- njofton SPAK.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv thuhet se Palushi i porositur nga Erion Alibej financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit, ka bërë gjithçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Ndërkohë që vrasja me armë e Emiljano Ramazanit ndodhi në datë 20 korrik 2020. Financues i kësaj vrasje ishte Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë