Merrte rryshfet për kontrollin e automjeteve, nis hetimi për punonjësin e kolaudimit në Korçë

Merrte rryshfet për kontrollin e automjeteve, nis hetimi për punonjësin e kolaudimit në Korçë

Komisariati i Policisë Korçë

Pas bërjes publik të rastit për skandalin e rryshfetit në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Korçës, një 56-vjeçar është proceduar penalisht këtë të mërkurëpër veprën penale ushtrim i korrupsionit pasiv në sektorin privat.

Sipas policisë së Korçës mësohet se specialistët e seksionit kundër korrupsionit kanë nisur ndaj 56-vjeçarit me funksionin e kontrollorit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije një procedim hetimor në gjendje të lirë për këtë person.

Bëhet e ditur se skandali i ryshfetit në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Korçës, u denoncua nga drejtuesit e automjeteve, në një emision investigativ në emër të shtetasit në fjalë 56 vjeçar, ku punonjësi dyshohet se merrte një sasi lekësh, për të mundësuar në këmbim kalimin e një mjeti në pikën kontrollore të  kolaudimit.  

Materialet proceduariale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme penale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca