Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dorëzoi sot Flamurin Kombëtar Ekipit Shqiptar që do të përfaqësojë vendin tonë në Lojërat e 17-ta Mesdhetare “Mersin 2013”, që do të zhvillohen në 20-30 qershor në Turqi.
Nishani duke u uruar sportistëve suksese dhe medalje në Lojërat Mesdhetare theksoi se ky aktivitet është një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë. “Jam i sigurt që do ta përfaqësoni me dinjitet emrin e Shqipërisë, të sportit shqiptar, flamurin kombëtar”, – u shpreh Presidenti Nishani në fund të përshëndetjes së tij duke i uruar sportistët e Ekipit Shqiptar të kthehen në Shqipëri me sa më shumë medalje e vende nderi në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”.
Flamurin Kombëtar e mori në dorëzim sportistja Anxhela Kashari, e cila në emër të delegacionit shqiptar në Lojërat e 17-ta Mesdhetare premtoi se do të japin maksimumin për të përfaqësuar sa më denjësisht kombin.
Në ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar morën pjesë edhe drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të Ministrisë së TKRS-së, drejtues të federatave sportive në vend. Në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” Shqipëria do të përfaqësohet me 75 sportistë të ndarë në 14 disiplina sportive.
Në këtë event do të marrë pjesë edhe Romela Begaj pas zgjidhjes së problemeve me trajnerin e saj personal, të cilin FSHP nuk e pranoi fillimisht, por pas përballjes me refuzimin e Begajt u tërhoq duke pranuar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com