Këngëtarja e njohur Ariana Grande duket se e ka hedhur pas ndarjen me ish-bashkëshortin e saj dhe ka nisur të bashkëjetojë me një partner të ri.

Pak ditë pasi u divorcua zyrtarisht nga Dalton Gomez,  këngëtarja e famshme Ariana Grande duket se po shijon në maksimum romancën e re me aktorin Maika Monroe.

Dyshja janë fotografuar në një moment tepër romantik dhe intim në ‘Jumbo’s’ Hollywood.

Dalton Gomez dhe Ariana paraqitën dokumentet e tyre të divorcit më 18 shtator dhe i zgjidhën shpejt procedurat e tyre të divorcit në fillim të kësaj jave por edhe në një marrëveshje ‘miqësore’.