Fier-Është përcjellë për në banesën e fundit 23-vjeccari Aldison Belulaj, i cili vrau Ariela Muratin dhe më pas qëlloi veten. Belulaj ndërroi jetë ditën e diel në Spitalin e Traumës, pasi plumbi që kishte në kokë i shkaktoi dëmtime të rënda.
Mes lotëve familjarët e Aldison Belulajt janë shprehur se ngjarja e rëndë i ka tronditur dhe nuk e prsinin një fund të tillë. Djali i dajës së Aldison Belulajt, Astrit Korroveshi tha se nuk kanë asnjë mosmarrëveshje me familjen e Ariela Muratit.
Aldison Belulaj dhe Ariela Murati ishin nga fshati Zharrëz i Ferit dhe të dy kishin mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Sotir Çapo". Ariela ishte e lidhur prej 4 vitesh me Aldisonin, por prej dy muajsh ishin ndarë.
/Shqiptarja.com

Aldison Belulaj i kishte kërkuar disa herë Ariela Muratit për t’u rilidhur, por kjo e fundit refuzoi. Fakti se 21-vjeccarja kishte ndërruar edhe numër telefonin ka bërë që Belulaj të rëndohet psikologjikisht dhe në datën 21 janar e ka qëlluar ish-të dashurën 3 herë, ndërsa më pas qëlloi edhe veten.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO