Vendimi i Hagës ka rihapur plagë të vjetra në Kosovë dhe ka sjellë një nga ditët më të dhimbshme që nga përfundimi i luftës.
Ndërsa një grup qytetarësh shfryn zemërimin duke qëlluar me gurë bazën e EULEX-it në Prishtinë, ka edhe pamje të tjera si kjo e këtij efektivi të Policisë së Kosovës, që është i detyruar të qëndrojë në detyrë për të ruajtur zyrat e EULEX që janë kthyer në objektiv sulmi pas shpalljes së vendimit të Hagës..
Përballë ka bashkëatdhetarë që ndiejnë të njëjtin zemërim dhe dhimbje.
Ndërsa kolegët e tij mbajnë me krenari flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së, ai shihet teksa nuk mban dot lotët duke mos fshehur dhimbjen që la pas vendimi i Hagës.








Komente
Komento