Mes Shqipërisë normale nga një anë dhe Ilir Metës e Xhelal Mziut nga ana tjetër

Mes Shqipërisë normale nga një anë dhe Ilir Metës e  Xhelal Mziut nga ana tjetër

Ilir Meta dhe Xhelal Mziu

Jemi të detyruar që presidentin ta konsiderojmë ose të çmendur, ose të rrezikshëm. Jam i hapur për të dyja opsionet.

Kush ja do të mirën edhe opozitës, edhe presidentit, për lehtësi duhet ta konsiderojë të çmendur. Kështu e kemi më të lehtë të justifikojmë disa deklarata që as Enver Hoxha nuk i ka bërë për SHBA. Fjala vjen, ai i tregoi SHBA-së se Shqipëria mund të lidhet dhe me Rusinë dhe Korenë e Veriut, po të jetë se SHBA-së i duket vetja vend i fortë. Pra sipas tij, “ka dhe të tjerë më të fortë”.

Akuzoi SHBA për një plan sekret për vrasjen e tij dhe kërkoi që të vritej tek Mali me Gropa, që të mos bënte dëm. Pra donte të mos bënte dëm i vdekur.

Paskësh pasur një gjyq mes tij dhe diplomatëve amerikanë dhe ata i paskan thënë “ne dimë gjëra për ty”. Dhe ky këtu nuk ka duruar dot.

Pastaj u muar personalisht me ambasadoren Yuri Kim, ndërkohë që prej kohës kur ishte ambasador James Xhefri, ai ka qenë në konflikt me gjithë ambasadorët, me Xhefrin, Uithers, Donald Lu, dhe së fundmi me Yuri Kim.

Sot vazhdoi sulmin ndaj SHBA, duke e konsideruar atë si mbrojtëse të interesave të Serbisë, në raport me shqiptarët. D.m.th SHBA, që ka çliruar Kosovën dhe është partneri strategjik i Shqipërisë, sipas Ilir Metës bën lojën e serbëve.

Për gjithë këto arsye dhe për lehtësi arsyetimi, është mire të biem dakord që presidenti është i çmendur dhe kjo na lehtëson nga shumë telashe.

Por problem është se opozita po i del zot presidentit, çka d.m.th që po na imponon të votojmë një president të rrezikshëm. Ata jo vetëm që nuk e quajnë të çmendur, por nuk kanë guxuar të bëjnë asnjë deklaratë distancimi prej tij, sa u përket deklaratave dhe qëndrimeve të tij publike ndaj SHBA, në televizionin e djalit të Sali Berishës.

Lulzim Basha mjaftohet vetëm duke u distancuar prej tij në takime me diplomatë.

Sali Berisha i del zot dhe e përdor si leckë për ato që nuk guxon t’i thotë vetë, por që i mendon.

Disa orë para zgjedhjeve, shqiptarët duhet të zgjedhin mes një koalicioni i cili ka në krye të vet, një president që u premton shqiptarëve më shumë për të hequr qafe SHBA nga Shqipëria, se sa Edi Ramën, dhe një shumice tjetër luajale me Perëndimin, që u premton shqiptarve t’u heqë qafe Sali Berishën dhe Ilir Metën, për ta bërë Shqipërinë normale.

Personazhi i madh i dytë identifikues i opozitës është Xhelal Mziu. 24 orë pas një vrasje makabër në Elbasan, nga një komando në shërbim të një strukture terroriste të opozitës, Xhelal Mziu u filmua para qindra njerëzve duke u shpjeguar se PD ka ngritur një strukturë vrasësish, të cilëve u mjafton një telefonatë dhe ata i fusin plumbin si në Elbasan, çdo të dyshuari.

PD nuk bëri asnjë deklaratë distancuse nga Xhelal Mziu, përveçse i dha atij të lexonte një letër si njeri që rrezatonte frikën nga gërmat dhe trimërinë ndaj plumbave.

Deri në këto momente që po shkruaj, opozita vazhdon të mbështesë betejën e nesërme tek këta dy njerëz. Nuk ka asnjë zë kundër.

E gjithë fushata e Lulzim Bashës për t’u dukur i qetë, i zakonshëm, i butë, dhe paksa naiv e gafaxhi para shqiptarëve, tashmë është dominuar nga dy faktorë të tjerë, nga Ilir Meta dhe Xhelal Mziu.

Shqiptarët e pavendosur, që ndoshta mund të votonin dhe PD, të mërzitur nga qeveria, këto dy ditët e fundit janë përballur me çmendurinë e Ilir Metës kundër SHBA, në cilësinë e liderit që po i del zot opozitës, dhe nga thirrjet për vrasje në emër të një organizate terroriste, nga një përfaqësues tjetër i opozitës, që të bind si njeri i pagdhendur, me një histori përbindëshi si dhunues i femrave të punësuara në bashkinë e tij, i cili dëshmon se opozita është përgatitur të vrasë këdo që e pengon në rrugën drejt pushtetit, që nga SHBA, deri në malet e Dibrës.

Çdo njeri që ka pak mëshirë për opozitën dhe humbjen e sigurtë që i shkakton Ilir Meta me çmenduritë e tij dhe Xhelal Mziu si qejfli vrasjesh, sot do t’ia lehëtësonte vetes vendimin për të votuar opozitën, së paku duke u distancuar prej tyre.

Asnjë zë kundër tyre nuk ka, çka do të thotë që kjo opozitë kërkon të votohet Ilir Meta dhe  Xhelal Mziu, duke e quajtur Ilir Metën president normal, dhe Xhelal Mziun si prijës të 300 nuseve me duvak, që do vijnë të pushtojnë Tiranën nga Dibra.

Të hënën mos ju turrni Lulzim Bashës si fajtor për humbjen e zgjedhjeve.

Faji i tij i vetëm është që nuk ka guxim të distancohet prej portretit të Ilir Metës dhe Xhelal Mziut. Por atë faj e ka secili opozitar mbi supe, secili gazetar pro opozitës, secili intelektual pro opozitës, pasi edhe disa orë para votimit, po na lënë të kuptojnë se heronjtë e opozitës që kërkojnë pushtetin, quhen Ilir Meta dhe Xhelal Mziu. Mbani “heronjtë”, se pushtetin ka kush e mban.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naim: 25/04/2021 03:24

    Ilir Mera ka qene dhe mbetet nje bandit, nje maskara ne politike. Korrupsioni ka qene dhe mbetet moto e tij. Te cilen e ka perdorur qe kur ishte kryeminister e me pas. Spikat ne bashkepunim me Edi Rama si kryebashkiak ne cdo zgjedhje lokale, pervec asaj kur fitoi Basha. Ne bashkepunim me Berishen, mandatin e dyte, qe nuk la korrupsion pa gjeneruar me lakejte e tij si Naco, Braho, Rehovica, Lipivani etj etj. Dhe sigurisht ne bashkepunimin me Ramen per ti plotesuar arij endrren e jetes. Si idiot dhe i trashe qe eshte, nuk e vuri re planin e Rames per ta shkaterruar. Dhe tani qe po e sheh i ka ikur fytyra e petulla. Te gjithe lakejte ia mori Rama. I kane ngelur ca funderrima. Dhe ashtu si ne Maqedoni, jo ne permbajtje por ne forme, Meta eshte koka e turkut qe do sakrifikuar per operacionin kunder liderve te korruptuar ne ballkan. Pra dava zagari. Ndersa ujku tashme super i madh, Rama, do te mbetet i qete ne sulltanatin e tij. Nje sulltanat ne emer te Partise Socialiste e cila tashme eshte blere me PPP nga oligarket si trafikanti Luca, mashtruesi Mane apo Kastrati etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani