Mes sirenave paralajmëruese, bombardimeve e shkatërrimit nga Rusia, si u zgjua sot Kievi! Rrugët e kryeqytetit bosh, banorët largohen

Mes sirenave paralajmëruese, bombardimeve e shkatërrimit nga Rusia, si u zgjua sot Kievi! Rrugët e kryeqytetit bosh, banorët largohen

Ukrainasit u zgjuan të premten në mëngjes dhe kuptuan se dita e mëparshme nuk ishte thjesht një ëndërr e keqe. Vendi i tyre po pushtohet nga Rusia, kryeqyteti i tyre është në shënjestër të sulmeve.

Një numër i madh shpërthimesh të forta ranë nëpër Kiev në agim dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në rrugët e shkreta. Disa apartamente në bregun e majtë të qytetit u dogjën gjatë natës, pasi me sa duket u goditën nga mbeturinat.

Në një tjetër incident, një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 u rrëzua mbi kryeqytet. Fotot nga shërbimet e urgjencës treguan një shtëpi dykatëshe në flakë pasi fragmente të një avioni ranë mbi të, megjithëse ishte e paqartë nëse ato ishin nga avioni Su-27, shkruan CNN.

Ndërsa shtetrrethimi brenda natës u hoq zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit, qyteti mbeti i qetë, me shumë banorë zgjodhën të qëndronin brenda në shtëpi. Shumë të tjerë tashmë kanë ikur nga Kievi! Rrugët që të çonin në perëndim të kryeqytetit ishin të mbushura plot të enjten.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat sulmuese ajrore të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 30 milje (50 kilometra) në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Gati për armëpushim! SHBA: Diplomacia e pamundur nën tytën e armës, Rusia të tërheqë trupat! NATO: 'Oreksi' i Putin nuk ndalet në Ukrainë


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin